Kritikohet libri i ri i autores së “50-Shades of Grey”, ka protagoniste një vajzë shqiptare

Elena Tase

Libri i dytë i autores së “50-Shades of Grey” është masakruar nga kritikët letrarë, por edhe nga ambasadori shqiptar në Angli, për mënyrën se si portretizon shqiptarët.

Libri i saj i parë shiti mbi 100 milionë kopje, dhe ky shkrim i dytë, sipas kritikëve, është pak a shumë e njëjta strukturë tregimi që nuk sjell asnjë gjë të re, përveçse është më jo-interesant se libri i mëparshëm.

Në librin e parë, 50 Hijet e Grejit, një vajzë e virgjër 23-vjeçare, studente, njihet me një pasanik dominant, Grejin, me të cilin përjeton një pasion të ethshëm seksual.

Në librin pasardhës, të titulluar “The Mister”, është sërish një vajzë e virgjër, po 23-vjeçare, e cila po ashtu njihet me një pasanik dominant, Maksim Trevelian. Vetëm se këtë herë, 23-vjeçarja e virgjër është një vajzë shqiptare nga Kukësi, e trafikuar nga shqiptarë të tjerë dhe e shitur si skllave seksi, e cila punon tani si shërbyese në shtëpinë e Maksimit.

Përveç kritikave letrare, ambasadori shqiptar në Angli, Qirjako Qirko, sipas mediave britanike, e ka kritikuar ashpër shkrimtaren për mënyrën se si i ka portretizuar shqiptarët. Vajza shqiptare, Alesia Demaçi, përshkruhet si një injorante që magjepset nga përdorimi i teknologjisë, si smartfonë e karta krediti, ndërsa shqiptarët e tjerë dalin të gjithë kriminelë e trafikantë femrash.

Ambasadori shqiptar tha se kjo është e papranueshme, shumë larg realitetit të Shqipërisë, që është një vend mëse i sigurt për të huajt e për vendasit.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Ta kishit bere si me Liamin qe e ftuat ne Shqiperi me goxha reklame. E meqe ra fjala thoni shyqyr qe nuk erdhi se per bela mund te kishte rastisur te merrte avionin ne kohen e grabitjes e imagjinoni gjithe ai mund i cuar dem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *