Një video shqetësuese ka qarkulluar në “TikTok”. Një veteran i ushtrisë ka qëlluar veten për vdekje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, duke bërë që shikuesit të kritikojnë aplikacionin.
Ronnie McNutt, 33 vjeç, një veteran i Luftës në Irak, transmetoi pamjet në “Facebook” duke qëlluar veten në kokë në faqen e mediave sociale më 31 gusht.
Pamjet tronditëse janë postuar edhe në “TikTok” dhe janë parë aq shumë herë sa disa përdorues thanë se ato u shfaqën në faqen kryesore të aplikacionit “Për Ju”.
“TikTok” thotë se ata janë duke e ndaluar këdo që po shpërndan videon, e cila është përshkruar nga përdoruesit si “jashtëzakonisht e tmerrshme”.
Përdoruesit kanë kritikuar “Tiktok”, dhe disa kanë pohuar se njerëzit kanë qenë duke redaktuar videot për të përfshirë fotografitë e maceve për të mashtruar shikuesit për të parë pamjet.
“TikTok është një aplikacion i ngatërruar”, – shkroi përdoruesi i Twitter, Elise. “Njerëzit po postojnë videon e Ronnie Mcnutt, një djalë i cili bëri vetëvrasje në Facebook Live. Mendimet e mia janë me familjen e tij’.
a.t / dita
