Nga Arben Duka / DITA
E bëri planin Amerika
të sjellë afganë në Shqipëri,
por këtu te ne këtë vendim,
nuk mund ta marrë veç një njeri.
Këto nuk janë punë kaq të lehta
një vend i tërë mban e pëson
sado ta ketë kokën e madhe,
veç kokë e Ramës nuk mjafton.
Një luftë mbaroi kaq papritur,
e brenda ditës krejt u sos,
një vend pas mbeti i zhuritur,
I gjithi zhytur në kaós!
Të vetët hoqi Amerika
Nga ai tmerr sa më parë
por në mëshirë të fatit la,
të talibanve kundërshtarë!
Pamje rrënqethëse në gjithë botën,
u hapën nga Afganistani,
pamë kundërshtarët e regjimit,
të binin poshtë nga aroplani!
Një pakt i duhej Amerikës
që dhe ata disi t’i mbronte,
po nuk nënshkroi me talibanët,
se kështu humbjen do pranonte!
S’e dimë tamam se çfarë ka ndodhur,
pse NATO kish aq pak ushtarë,
ndofta me mijëra afganë të lodhur,
i nxorrën jashtë kohë më parë!
Mendoj ka pika grumbullimi,
tek shtetet fqinje të afganit,
e që më pas t’i shpërndajnë,
tek vendet pritëse sipas planit!
Talibanët shpallën amnisti,
për kë punoi me Perëndimin,
po gjakatarët kush i di,
e kanë të humbur krejt besimin!
Tek ne të famshmit kritizerë,
në internet shpallën qametin!
O kritizerë, një grusht afganas
S’na marrin dot identitetin.
Për ne në shekuj është shkruar,
E gdhendur në kristal të lotit,
Shtëpi e varfër e shqiptarit,
është strehë e mikut dhe e Zotit.
——–

Nga Bedri Islami / DITA
Afgani i parë që kam njohur ishte një kozmonaut. Gjatë kohës së pushtimit të Afganistanit nga sovjetikët, luftë të cilën e fituan me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ai kishte fluturuar në hapësirë, në kozmos, së bashku me një kolegun e tij rus, dhe, papritmas, ishte kthyer në një simbol të vendit të tij. Kaq u kishte mjaftuar talibanëve të ardhur në pushtet që ta shpallnin tradhtar dhe të kërkonin kokën e tij.
I arratisur në Gjermani, ndoshta nën një emër tjetër, ne u takuam në një shtypshkronjë moderne, ArBeg, në një qytezë të vogël, Wernau, në afërsi të Shtutgartit. Kisha pak kohë që isha në shtetin gjerman, sapo kisha marrë të drejtën e qëndrimit të përhershëm dhe, si shenjë integrimi, më dërguan për disa muaj në këtë shtypshkronjë.
Aty takova Muhamedinin. Ndoshta ky nuk ishte emri i tij i vërtetë. Nganjëherë, rrallë, më tregonte për tmerrin e ditëve të para të sundimit taliban. Do i gjeja këto tmerre në Kosovë, gjatë pushtimit serb.
Më është kujtuar këto ditë i njohuri i vjetër afgan. Talibanët janë përsëri zotër të Afganistanit. Askush nuk e beson se pas 20 viteve ata janë bërë më paqësorë dhe të arsyeshëm. Ndoshta më agresivë. Më hakmarrës, ndaj edhe po synohet largimi i gjithë atyre që nesër do të quhen kolaboratorë.
Disa prej tyre do të vijnë në Shqipëri. Ndoshta 2 mijë, ndoshta më pak. Skenat e largimit të afganëve nga vendi i tyre janë ngjethëse dhe largimi i tyre do të jetë gjithnjë e më i vështirë. Shumë nuk do të munden. Do të mbeten në mëshirën e talibanëve, që zakonisht nuk e njohin mëshirën. Shembujt e këtyre ditëve dëshmojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Shkurt, do të vriten. Të tjerë, më pak “ kolaboratorë”, do të jenë në burgime të egra, të gjata dhe mizore.
Shqipëria dhe Kosova, përmes dy shefave qeveritarë, Rama dhe Kurti, janë ndër të parët që hapën dyert e vendeve të tyre për të marrë përsipër aq sa munden, në një aksion që do të jetë i vështirë, i zgjatur në disa vite dhe i vështirë. Si duket, i pritur. Shqipëria miratoi në fundin e legjislaturës së fundit një ligj pritës, kryeministri Kurti deklaroi se Kosova ka një muaj që përgatitet për pritjen e tyre. Si duket, bisedimet kanë qenë të hershme dhe vendimi i ditur. Tani është shpallur.
Ka shumë gjëra për të diskutuar në vendimet qeveritare. Por, fakti që kishin mbështetje edhe nga pozita, dëshmon se diskutimet nuk kanë qenë vetëm me qeveritarët, por edhe me liderët e opozitës dhe kjo ka qenë rruga e vetme. Shumë pyetje janë shtruar, të tjera do të bëhen, përplasjet do të lindin, si ndodh zakonisht, afganët do të jenë mollë sherri në parlamentin e ardhshëm, por vendimi është i ditur dhe nuk do të mund të kthehet pas.
Analistë pranë opozitës, kundërshtarë të Ramës për çdo gjë, edhe kur bën punë të mira, kanë drojën se ardhja e afganëve do të forcojë mbështetjen e Perëndimit ndaj qeverisjes Rama dhe ndaj këtij të fundit. Sytë do të mbyllen ndaj autokratit Rama, kanë shkruar medialët opozitarë, ndaj, kurrfarë afgani nuk na duhet në Shqipëri. Për to, një afgan i vrarë është më mirë se rritje e pushtetit të Ramës dhe të mbështetjes ndaj tij. Perëndimi, sidomos Shtetet e Bashkuara do të mbyllin sytë ndaj çdo shkelje njerëzore që do të bëhet në këtë vend, ndaj korrupsionit dhe harbutërisë.
Të njëjtët medialë, përgjithësisht mbështetës të Albin Kurtit, nuk e kanë merakun se mos në Kosovë ndodh e njëjta gjë. Halli i tyre nuk është as ardhja e afganëve, as pritja e tyre, as çfarë do të ndodhë me to nëse nuk arrijnë të largohen nga vendi i tyre, por veç Edi Rama. Gogoli Rama sillet si fantazmë në çdo veprim që shohin.
Edi Rama, jo veç për meritë të tij është në një fazë kur ndërlidhjet me Shtetet e Bashkuara janë të rritura , por jo të pakontrolluara. E njëjta gjë ndodh edhe me vendet e Bashkimit Evropian. Aktualisht, në klasën politike shqiptare ai është lideri i vetëm , e theksoj, jo vetëm nga puna e tij, ku është gjetur mbështetje. Por, jo i pakontrollueshëm. Ardhja e afganëve do të shtojë mjaft në figurën e tij, por nuk mund ta tjetërsojë atë.
Nëse Rama e bën gjithë këtë për të qenë i përkëdheluri i Perëndimit, atëherë përse e bën këtë Albin Kurti, që pak ditë më parë rrëzoi përmes parlamentit një marrëveshje me pararendësin e presidentit aktual amerikan? A nuk do të mund të bëhet edhe ai, si Rama në Shqipëri, autokrat, i papërmbajtur dhe i përkëdhelur perëndimor?
Mëria ndaj Ramës nuk ka të bëjë me çështjen afgane. As me qëndrimin ndaj tij. Janë dy gjëra që nuk monitorohen nga i njëjti institucion e as nuk vlerësohet me të njëjtin kut. Edhe Berisha kishte përkrahjen amerikane kur pranoi ardhjen e opozitarëve iranianë, por, në fund, kur kupa u mbush, u bë presidenti dhe kryeministri i parë i padëshirueshëm për Shtetet e Bashkuara. Me një përcaktim rrënues, si minues i demokracisë.
Afganët mund të rrinë disa vite në Shqipëri. Askush nuk e di datën e saktë të largimit të tyre. Por, një ditë do të ikin. Asnjëri prej tyre nuk do të dëshirojë të rrijë në një vend , për të cilin ndoshta as që kanë dëgjuar.
Por, fati i tyre nuk lidhet me Edi Ramën. As autokracia e tij nuk lidhet me afganët. Ata duan të jetojnë. Menduan se po i shërbejnë vendit të tyre, se do të mund të kenë një jetë ndryshe nga ajo që kishin dhe nga ajo që i pret në vendin e lindjes.
Do të vijnë dhe një ditë, do të ikin. Ndoshta atëherë Edi Rama nuk do të jetë më shefi i qeverisë shqiptare.
Ama, nëse opozita vazhdon mbështetet tek këto mënyra, me siguri që do të jetë opozitë edhe në përcjelljen e tyre.
*****
Këto dy shkrime janë botuar sot si kopertinë e Ditës

Turp per ata te pashpirt qe per njerez ne rrezik jete te ngrihen e bertasin kunder pranimit te tyre.Jo shqiptare qe nuk Jane por veshtire te quhen njerez.
Une jam kunder pranimit te afganistanezeve .
Ata jane te ndryshem nga ne europinet. Ata jane te rrezikshem!
Askush nuk te ndalon te hapesh shtepine tende per mesjetare nga te gjitha anet e botes. Sigurisht pasi te marresh pergjegjesine e plote per ta dhe veprimet qe ata do te bejne. Por moralin qe kerkon tu besh, atyre qe nuk duan te jetojne se bashku me mesjetare, fute nga e nxore, ose ne ndonje vrime tjeter te trupit. Dhe ndoshta te ndihmon fakti, qe megjithese u pregatit per 20 vjet nje ushtri me 200000 vete, e armatosur deri ne dhembe, e gjithe kjo ushtri ra si kala rere brenda disa oresh, perballe talibaneve me shapka. Sepse atje te gjithe jane talibane dhe ashtu duan te jetojne, duke i trajtuar grate si skllave seksi.
Nje grusht?
Kete do ta shohim.
Mik esht kur ti e fton
Jo, kur dikush tjeter te detyron.
Une nuk quhem prind i mire kur adaptoj femije te te tjereve dhe femijet e mi, m’i marrin per adoptim te tjeret, se jam i pazoti per t’i mbajtur me buke!!!!
Edhe mund te qendrojne per fare tha Erion Veliaj, per afganet. Po cfare pune do te bejne keta “asët afgane”, se te rinjte shqiotare dhe te diplomuar e kane te veshtire te gjejne nje pune dinjitoze ne vendin e tyre.
E vertet eshte;
E mikut dhe e zotit
Por..
A jan afganet miqte tane?
A kemi ne nje zot me ta?
Miqe tanet jo, por jane miq te amerikaneve
Miku i mikut tim eshte dhe miku im thone shqiptaret e pare
Miq jane miq, kane ndihmu Naton
Ne jemi Nato
I kthye SHQIPÈRIA ❤ jonè e BUKUR nè KOSH MBETURINASH , O i madhi ARBEN DUKA !! ??
NUK lanè FUNDÈRRINA PA SJELLÈ nè SHQIPÈRI !!
MUXHAHEDINÈ , UJGURË , KURD , SIRIANÈ , BANGLADESHAS , AFGANÈ , IRAKIENÈ !!?? SHQIPÈRIA u SHNDÈRRUA nè KOSH PLEHRASH O i madhi ARBEN DUKA !! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
ENVER HOXHA LEGJENDAR e mori me 700 Mijè Banorè dhe e LA me 4 MILION SHQIPTARÈ AUTOKTONÈ , kurse kèta KRIMINELÈ dhe HAJDUTÈ tè PÈSHTIRÉ tè Politikès KRIMINALE 30 VJEÇARE , i PÈRZUNÈ SHQIPTARÈT nga ATDHEU i tyre , I DASHUR ARBEN DUKA !!! DHE LÈPIHEN si SKUTHA dhe URRITHA me AMERIKANÈT , ngaqè ata ja u dinè mirè tè gjitha KRIMET dhe ZULLUMET dhe i SHANTAZHOJNÈ menjèherè me HAPJEN e DOSJEVE nè PUBLIK !! ?? Prandaj i dashur Arben , kèta janè KURVA tè LIGA Politikanè qè i vèné ZJARRIN SHQIPERISÈ , po tè jetè NEVOJA pèr INTERESAT e tyre PERSONALE dhe FAMILJARE !!!
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
O trap mendohu pastaj shkruaj
Cfare quan mbeturina njerez si ty?
Po, shpia e shqiptarit e Zotit (Ramut), dhe e mikut (Vucic).
Per shqitparet vetem nuk eshte kjo shtepi. per te tjeret, po
Kurva te ndyra, ju do vrare, kane lene mijera shqiptare familjet, prinderit, te afermit, dhe jane degdisur botes, per shkakun tuaj mor qelbesira
Tani beni bejte me zakonet e shqiptarit, kurva te poshtra. Nuk pagoni dot krimet qe i keni bere ketij populli me mikrpritjen e afganeve
Libani eshte nje shembull qe mund ta marrim si krahasim ne shqiptaret se cfare konfliktesh ka ky vend.Ndihme po ama secili ne shtepi te vet.Por keshtu eshte kur politikanet vendosin per fatin e nje populli.Eshte si puna e atij kryefamiljarit te keq qe prish familjen kur nuk eshte i afte.Por ne kete rast nje politikan shkaterron nje popull me vendimet e tij!Sidomos ky popull qe deri tani as qe ka pasur shtet dhe as duket ne horizonjt nje gje e tille sepse mungon komplet fryma e kryengritjes popullore dhe kultures politike per te bere ndryshim ne favor te vet!Dhe kete e dine ata qe kane frenat prej 31 viteshn dhe bejne cfare te duan.
Mos harroni se sjellja e afganeve ketu s’ishte e rastesishme. Greqia i refuzoi psh.
Besa dhe mikpritja shqiptare jane preteksi e atij lart per te vrare me nje gur dy a me shume zogj per vete.
Me afganet, ai lart bleu mbeshtetje amerikane per vete. Ne mos edhe ca dollare te lire hua.
Dhe e 2ta kryesorja, armiku kryesor i Ramsesit eshte kombi shqiptar dhe historia e qendreses shqiptare. Afganet jane mjet i Ramsesit per ta zbere shqiptarin, per ta zhveshur nga historia dhe vetedija si komb.
Tjeter mjet i tij jane falja e detit tone grekut, sjellja e cdo te huaji tjeter ne vend me cdo menyre per tju dhene pashaporte qe ta votojne, si pensionistet italiane, “turiste” serbe e sllave, “investitore” greke e cdo plehre te huaj. Tjeter, perzenia e popullates shqiptare me emigracion ne te zeze, plakja e popullates shqiptare, mbrojtja e interesit te oligarkise shtypja e atyre te popullit,
Keto nuk jane ngjarje te rastesishme.
Ramsesi ka ideologji sorosin dhe oligarkine.
Ramsesi po modifikon popullaten vendase shqipe. Qellimi eshte qe ti lehtesoje sundimin vetes dhe oligarkise.
Ramsesi punon me plan dhe ket plan e ka vene perpara me vullnet per ta realizuar.
Popullata dhe toka shqiptare nen hyqmin e Ramsesit eshte nen kercenim asimilimi, sic qe 500 vjet nen perandorine osmane. Por koherat moderne kane mjete te shpejta dhe keto mjete i perdorin Establishmentet politike “te botes moderne”. Ne Usa ska shume qe doli rezultati i censusit 10 vjecar, me te dhenat e tij po kacafyten ne parlament per te bere ligje te reja per ndarje te re territoriale elektorale, sipas te dhenave me te fundit te zhvillimeve te popullates amerikane.
Zhvillimet e popullates kombetare kane rendesi vetem per vota, per klasen e pushtetit qe te siguroje jetegjatesine ne sundim personal mbi teresine e popullates.
Afganet s’kane lidhje me mikpritjen shqiptare por me shtimin e pushtetit te Ramsesit.
Sorroizmi dhe Neoliberalizmi jane anti-komb, jane armiku i shqiptarit.
Ne kemi ne krye armikun e shqiptarit.
Prandaj u sollen afganet.
Ramsesit i erdhi nje tjeter zog ne dore. Ai kete mjet do e perdori prape, do sjelli te tjere rraca ne vend, mbajeni mend. I sherbejne jo vec per vota, por dhe krah pune i lire per oligarkine sunduese dmth grevethyes per puntorine vendase me 2 kerkesa bazike per punesim.
Ramsesi eshte njelloj rrezik me sundimin osman 500 vjecar per asimilimin e shqiptareve nga faqja e dheut. Por jo 500 vjet, 5 vjet i mjaftojne atij nese nuk ndergjegjesohemi nese nuk edukohemi te hapim syte tane dhe kryesorja nese rrime duarkryq.
“Tek ne të famshmit kritizerë,
në internet shpallën qametin!
O kritizerë, një grusht afganas
S’na marrin dot identitetin.
Për ne në shekuj është shkruar,
E gdhendur në kristal të lotit,
Shtëpi e varfër e shqiptarit,
është strehë e mikut dhe e Zotit.”
do na mjaftonin këto dy strofa o dukë për të mos lexuar tërë atë logori pa lidhje sipër tyre!!
kritika duhet o dukë se,po nuk e pranuam!?
duhet ti bëjmë mutin tërë atyre kritikave të tua,si kundër saliut!që i kishe me gjithë shpirt dhe ato fallco për ramën!!
jo për gjë o dukë,por nuk je i vetmi që ke të drejtën e kritikës,jo të kritizikës,që na i këthen pastaj personat që e ushtrojnë atë në kritizerë!!kritia për doret nga kritikët,dhe jo nga kritizerët!!
edhe kur është e gabuar kritika,o dukë është gjithnjë e nevojshme!sepse nxit debat,sepse nuk të lë të flesh mbi dafina,sepse të nxit të mendosh dhe ta kundërshtosh me argumente!!
me një fjalë të bën më të ditur,o dukë!!
“Shtëpi e varfër e shqiptarit,
është strehë e mikut dhe e Zotit.”,është e bukur si thënje,të ngjeth mishin për zëmër gjërësinë tonë,si popull në përgjithësi,por kur i hyn thellë e thellë të menduarit,të rishikuarit të historisë?!
na nxjerr se kemi qënë shumë naiv tërë egzistencën tonë si popull!!
sepse nga ky naivitet,i keimi hapur derën kujtdo miku dhe na është shëndruar në zot!!ndoshta miqtë që kemi pritur nuk kanë qënë kaq naivë sa ne,ose më mirë kanë përfituar nga naiviteti ynë!!
afganët sot duhen ndihmuar,është e drejtë!duam sduam ata ishin në anën tonë,në anën që kemi zgjedhur ne!!por në të njëjtën kohë,nuk duhet të pranojmë të gjitha kallëp nga zullapët tanë të politikës,nga diktatorët tanë që me naivitet ju kemi dhënë besimin!
kurti tha se për afganët është folur që para një muaji!!e njëjta gjë duhet të ketë ndodhur dhe në shqipëri me atë dobiçin që ti e adhuron “me dorashka”!!
kuse ne havanët që na kërkohet të votojmë si në “demokraci”,nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë!!as kështu të “pikuar”,e jo më të rrjedhur nga politika!!
e kështu o dukë, anti”kritizeri”,na sel një ditë sadrazemi e nga thotë “duhet të …….,se amerika ka thënë”!!
si e thashë dhe më lartë,dhe unë jam në mbështetje të aleatëve afganë,të lënë,pak a shumë,në baltë,por nuk jam me këto urdhërat e këtij dobiçit tonë!!
ky dobiç që të humbet mëndjen ty,o dukë,mua nuk ma pjerdh dot!!
ky dobiç duhej të flasë si flet njeriu,si i flet qeveritari popullit të tij dhe jo si sundimtari të nënshtruarve të tij!!
merkel e morën në pyetje dhe ajo foli si qeveritare e popullit të saj!foli si njeri me njerëzit!
o dukë e di që po shkruaj kot më kot,se,edhe nëse e lexon!?
asqë ke për ta pjerdhur fare!!
shkruaj për të thënë time e jo për të të ndryshuar mendimin tënd “taliban” në lidhje me dobiçin tonë!!
dhe ti si talibanët,je monokulturë!!
nuk ha pyka më!!
monokultura e ka mbushur zbraztinë e kungullit tënd!!ska vënd për gjë tjetër!!
Me cpo shohim nga kronikat ne tv situata qenka planifikuar prej shume kohesh per braktisje te popullit mjeran, por edhe per shpernguljen e tyre dhe vendet ku do te qendrojne.
Si u braktiska nje popull!!!!
Prandaj ne menyre spektakolare Blinken e qet “non grata S Berishen !!!!
Jane bere pazaret shume kohe perpara si me Sorosin e me Ramen,per kete ka pranuar menjehere Rama Pazarin per pranimin , se per ndryshe do te pranonte referendumin popullore.
Keto jane metoda komuniste.
Perse Kosova i ben veprimet trasparente. Ajo tregon se ka nje muaj qe po pergatitet per pranimin e komodimin e afganistaneve, ndersa Rama paraqitet si spontan dhe emergjente ,kur nuk eshte e vertete.Sjedhje hajduterish .
Ky Lasgushi që do të sjell në barkun e tij afganët, bashkëpunëtorë të amerikanëve , pse të mos furnizohet me karburant në Rinas dhe të shkoj direkt në aeroportin Xhon Kenedi dhe afganët të gjejnë ngrohtësinë e amerikanëve të cilëve u kanë shërbyer? Ka ndonjë që është kompentent nga bashkëkomentuesit, me që destinacioni i tyre, sikurse është deklaruar, është SHBA, pse të zbarkojnë në Shqipëri e në vënde të tjera dhe pastaj të shkojnë në SHBA kur direkt mund të shkojnë në SHBA……hë…ku është problemi …a mund ta shpjegoj këtë kryeministri ynë apo është sekret ushtarak dhe nuk mund të dekonspirohet….
pse vetëm Shqipëri e Kosova qënkin mikpritse për këta të arratisur, po vëndet e tjera të NATO dhe BE pse nuk janë të gatëshme apo vetëm këta mund të përzenë studentët nga konviktet dhe të tjerët nuk e bëjnë dot dhe
si qënka kryeministri i shkatrruar shpirtërisht për fatkeqsinë e afganëve që braktisin vëndin dhe nuk i dhimbsen fare bashkombasit e tij, shqipëtarët që për fajin e tij po braktisin deri në nivelin e spastrimit etnik vëndin më keq se afganët nga lufta?
I nerumi Bedri në qoftë se jeton në Shqipëri,si nuk ka dëgjuar gjë tek fqinjët e tij, në lagjen ku banon, kudo që biseda e përditëshme dhe kryesore e shqipëtarëve është si do të shpëtojnë nga kusarqeverisja e pashpirtë dhe e papërballushme e horrit antishqipëtar Edi Rama dhe nga grabitja e patronazhistëve të tij kusarëbiznesmenë duke mar rrugën e emigrimit dhe
i nerumi Bedri më duket je bër parrukjer mediatik personal i Edi Ramës, por pudra jote mediatike nuk mund të zbukuroj fytyrën e pështirë mbuluar nga një shtresë të trashë korrupsioni dhe kusarie dhe urrejtja dhe përbuzja për popullin e vet, shqipëtarët,……jo, jo , nuk mund të zbukurosh dhe ta transformosh kurr këtë njeri që ka lindur shpirt lig dhe cinik e përbuzës për çdo njeri të ndershëm dhe fundi i tij do të jetë në ndonjë tubacion ujrash të zeza si dhëndrri i sërbëve, luvgati Kadaf
mos kini iluzione o shqiptare.
Perderisa amerika jua rrasi te treteve hallin e afganeve, kjo pune qelbet, dhe pse arsyeja egzakte s’njihet.
Amerika tall bythen me popujt. Ajo vetem sigurohet qe regjimet qe i sundojne ata, ti binden asaj (dmth shtetit te korporatave, te Industrise se luftes, wall-street, cias)
Rama nuk iu pergjigj ndonje kerkese drejtuar neve.
Agjencite e erreta amerikane po leviznin per ket pune dhe Rama doli vullnetar (se mos paguan Rama, paguan kurrizi jon)
Pervec kesaj dobici hapi lojen “e ndihmes’ qe u dashka dhene popullit afgan bashkepuntor i amerikes bythetallese me vendin e tyre. C’pune ka evropa te jete pergjegjese per maskaralleqet e infustrise amerikane te luftes? Ket pune ja beri zarbo Rama amerikes, njeri me gango se tjetri.
Taliban,ne gjuhen pashuke Student.Komunist ne gjuhen shqipe KRIMINEL,dhe nga emertimi diferenca eshte e jashtezakoneshme.Kur kujtojme krimet e komunizmit pas ardhies ne pushtet dhe per 45vjet me radhe Talibanet me duken engjejt e paqes Kure nuk besoj se kriminelet talibane do ta shtrijne hakmarien ne shtate breza sic e shtrine komunistet Edhe sot ju Z.Bedri ne shkrimet tuaja shkruani per pinjollet e ballit dhe “BIJT”e komunistave
Z.Xhefri ndoshta nuk iu kujtohet por ishin pikerisht amerikanet qe ndihmuan ardhjen ne pushtet te Enver Hoxhes duke e ndihmuar me keshilltare ushtarak dhe arme dhe duke ia njohur pushtetin dhe qeverine. Kam lexuar artikuj te gazetave te huaja qe thone se qeveria amerikane ka nisur prej kohesh bisedime me talebanet . Qeveria amerikane i ka keshilluar ketyre qe iken qe te benin bisedime me talebanet por qeveria e Afganistanit nuk ka pranuar. Me pas qeveria amerikane ka bere bisedime me talibanet pa prnine e qeveris afgane . Nese nje dite amerika do te njohi qeverine e talebaneve kjo nuk duhet te na çudise . Nuk duhet te ngutemi ….presim .
Eh sikur Saliu ato afgane ti kish strehuar,
si do sokellinte per lufte ky Benko i uruar,
por meqe afganet vete Rama kerkuar i ka,
merr ca dhe ti Benko e priti ne shtepi pra !
Shume bukur ia paske thurrur ketij bejtexhiut servil.
BENO JE I .ODHUR
DUKET SE JE PLAKUR
NGAQE DHE FISHEKET
TANI TE JANE LAGUR
PUSHO PAK O MIK
KE LIFTUAR BOLL
E NDOSHTA PADASHUR
BEN DHE AUTOGOL
KOHE E VESHTIRE
NE NA KA PLLAKOSUR
E BUZE GREMINES
VATANI KA SOSUR
KEQ NA LODHI SALA
PRANDAJ E PERZUME
E NE VEND TE TIJ
MEDET SE KE VUME
NE QAFE NA MORRI
JASHTE NGA KALLIRI
PORSE SHUME I MANGET
DOLI NGA FIQIRI
NE NJE KOPE DELESH
KA KTHYER SOVRANIN
NE ANKAND E NXORRI
PA MESHIRE VATANIN
ME THONJ E ME DHEMBE
FRONIN KA MBERTHYER
TE K C K
LIGJIN E KA KTHYER
SI LEPUR ME BOTEN
E TIGER ME GJAKUN
KOKEN NA E ULI
BASHKE ME BAJRAKUN
THONE ME SHPIRTIN BASHKE
DEL DHE PASURIA
NUK KANE TE SOSUR
KURRE BEMAT E TIA
DETIN JUA FALI
FALI TRADHETINE
DESHMORETMOHOI
LENDOI SHQIPTARINE
SHQIPERINE BERI
SI HAN ME DY PORTA
SI E MALL. TE VET
KOQET I TALL BOTA
SERBIN VELLA BERI
QE DON TE NA CFARROSI
E LUFTON KOSOVEN
KY FARE KOLLOSI
NE TEH TE BRISKUT
FATI I VATANIT
TANI SEC NA SOLLI
HORDHITE E AFGANIT
KUSHSI SHQIPTARI
MIKUN VALLE E PRITI
PER TE DHE ME GJAK
BESEN E VADITI
PORSE MIQESIA
SKA FARE KUPTIM
KUR LIGESINE TENDE
KTHEN NE HALLIN TIM
PER GJELA SI KY
SHQIPOT SPYESIN KURRE
KUSH LENDON VATANIN
TRADHETINE KA FLAMUR
DITKE MOJ
PERSE NUK BOTON VARHJET E MIA
APO 3DHE TI SIVTEMES TE PIKON CATIA.
Si c’do dite bejtexhiu Duka ha rracionin e atij qe nuk thuhet