Kriza e çmimeve në tregjet botërore, Guvernatori Sejko: Inflacioni në vend do të mbetet në nivele të larta

Ornela

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë me dije se për shkak të luftës në Ukrainë inflacioni në vendin tonë është rritur. Për shkak të goditjes, Sejko tha se ekonomia në vendin tonë do të ngadalësohet.

Për tre mujorin e parë të vitit 2022, Sejko tha se inflacioni është 4.4%, duke theksuar se pritet në të njëjtat shifra përgjatë gjithë vitit.

Guvernatori u shpreh se shkak i rritjes së inflacionit është rritja e çmimit të naftës por edhe rritja e çmimeve të ushqimeve. Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë do të jetë në monitorim të inflacionit dhe nëse do të ndërhyjë nëse do të jetë e nevojshme.

Ekonomia botërore dhe ajo shqiptare do vijojë të goditen nga lufta. Goditja ka rritur çmimet dhe shtuar pasigurinë. Inflacioni është rritur ndërsa ekonomia po ngadalësohet. Inflacioni do jetë gjatë mbi objektiv, ndërsa goditja e ofertës do jetë më e fortë sesa ishin pritshmëritë. Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet kanë sjellë ndërprerje në prodhim dhe shpërndarje. Bankat kanë shtrënguar politikat.

Në tremujorin e parë të vitit inflacioni ishte 4.4%. Rritja e inflacioni u ndikua nga shtrenjtimi i naftës dhe i ushqimeve. Rritja e normës së interesit ka favorizuar stabilizimin e kursit të këmbimit. Por efekti i saj nuk është shfaqur ende i plotë. Përgjatë vitit 2022 inflacioni do të jetë në kushtet aktuale.

BSH do të monitorojë me kujdes rritjen e inflacionit dhe mbetet i gatshem per të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme. Pavarësisht pasigurisë politika monetare do të jetë stimuluese për gjithë periudhën në vijim”, tha Sejko.

 

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kushedi sa eshte lodhur per keto perfundime. 10 milione leke ne muaj per te “parashikuar” brockulla.

  • Dmth BSH eshte bere si zyre lajmesh nuk merr asnje mase por vec jep lajmet se cfare ka ndodhur dhe jo te marre masa per amortizimin e goditjes ekonomike per qytetaret.
    Inflacionin 4.4% ta mbaje per vete sejko me shoke per librat me Pinoke.
    Inflacioni ne Shqiperi eshte mbi 15% nga viti ne vit.
    Ushqimet jane rritur me 70%,
    Transporti me 40%,
    Gazi me 60%,
    Uji me 20%,

    Dhe kininparasysh se shqipetaret 56% te buxhetit e konsumijne per ushqime qe do te thote se rilindja po na con qe ~80% ti konsumijme vetem per buke e uje dhe te jemi aq te varfer sa te na genjejne me nje pako miell e jo me me nje thes.
    Hapni syte popull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *