Turizmi është një nga sektorët që do të shtrenjtojë me të paktën 50% shërbimet që do ofroj për turistët e huaj apo ata vendas.
Kreu i Unionit Turistik Rrahman Kasa thekson se kjo është e ndikuar nga kriza e rritjes së çmimeve.
Kjo pritet të ndikoj në uljen e numrit të pushuesve këtë vit. Shqiptarët do të udhëtojnë më shumë jashtë vendit për pushime gjatë këtij viti.
Kasa thekson se edhe paketat turistike në vendet e tjera kanë pësuar një shtrenjtim të konsiderueshëm.
Të vetmit që do të shpëtojnë nga shtrenjtimi i çmimeve janë ata që i kanë parapaguar pushimet që vitin e kaluar pasi në këtë rast operatorët turistikë e kanë të pamundur që të kërkojnë rishikim të kontratës.
a.m/dita
