Kriza e emigrantëve, evakuohet kampi i improvizuar në Polykastro

Elton Tafaruci

Autoritetet greke kanë evakuuar kampin e improvizuar të refugjatëve në Polykastro të Greqisë, pas pastrimit që bënë në Idomeni disa javë në parë. Në operacion u angazhuan 300 policë, përfshirë edhe skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë. Qeveria greke do të evakuojë katër kampet e fundit të  mbetura të improvizuara brenda javëve të ardhshme.

 Policia greke ka nisur të hënën evakuimin e një qendre të improvizuar për refugjatët në qytezën Polykastro në veri të Greqisë,  pas evakuimit të kampeve në  Idomeni disa javë më parë.

Operacioni filloi me 300 policë, përfshirë edhe skuadrat e brigadave emergjente, rreth 20 kilometra në jug të kufirit me Maqedoninë.

Misioni i policisë është shoqërimi i  refugjatëtve në qendrat e reja të pritjes të organizuara nga Qeveria në veri të vendit.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në qytetin Polykastro ndodhen 1.828 refugjatë.

Operacioni vazhdon edhe sot në qytetin kufitar të Evzonit, ku janë strehuar 1.109 refugjatë dhe në hotelin Hara me 827 refugjatë.

Sipas informacioneve, Qeveria greke do të evakuojë katër kampet e fundit të  mbetura të improvizuara brenda javëve të ardhshme.

Kujtojmë që evakuimi i Idomenit hasi në rezistancën e refugjatëve të cilët kaluan të gjithë dimrin në kushte të vështira, në shi dhe të ftohtë, me shpresën e hapjes së kufirit për të mbërritur në vendet perëndimore dhe veriore të Europës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *