“Kriza e koronavirusit përfundon në…”

Ornela

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi sot se vendi do ta kalojë krizën e koronavirusit në mesin e vitit 2021.

“Nga do që ka ardhur, ishte një gjë shumë, shumë e shpifur për racën njerëzore. Mendoj se nga mesi i vitit të ardhshëm, ne do ta kemi kaluar këtë krizë”, deklaroi Johnson para reporterëve.

Ai tha se të gjithë duhet të marrin vaksinën kundër gripit sezonal, për të parandaluar mbingarkimin e shërbimeve shëndetësore gjatë dimrit.

Mbretëria e Bashkuar ka fuqizuar masat kundër përhapjes së koronavirusit duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve, qendrave tregtare të mbyllura, në banka dhe institucione tjera. Policia mund të aplikojë gjoba për ata që nuk respektojnë masat.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar gjithsej 298,731 raste me koronavirus, prej të cilëve 45,639 kanë vdekur.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *