Pse peshëngritësit tanë drogohen?

Dita
Albanian's Romela Begaj reacts after failing an attempt during the weightlifting women's 58kg group A event at The Excel Centre in London on July 30, 2012, during the London 2012 Olympic Games. AFP PHOTO / YURI CORTEZ (Photo credit should read YURI CORTEZ/AFP/GettyImages)

Sporti më elitar dhe i traditës shqiptare, peshëngritja po shkon drejt një rrënimi të imazhit falë rezultateve të bujshme në dukje, por me një prapavijë të pandershme.

Kur Shqipëria përgatitet të organizojë kampionatin Europian në fund të muajit Mars, Romela Begaj shuan të gjithë entuziazmin e krijuar, por në fakt askush nga peshëngritësit shqiptar, të momentit, nga Qerimaj, Godelli, Calja apo Begaj nuk i kanë shpëtuar damkës së dopingut.

Një nga trajnerët më të njohur të peshëngritjes shqiptare Zef Kovaci, tregon per këtë kulm të së keqes, siç e quan ai momentin që po kalon ky sport.

“Fatkeqësisht nuk zgjohemi shumë për medaljet tani sepse presim prapa çfarë do ndodhi. Na kujton atë sistemin VAR të futbollit ku bëhet goli dhe të gjithë presin arbitrin se ca vendimi do të japë. Ka ardhur një pik i së keqe jo vetëm për këtë rast që ndodhi pasi më e dëmtuara në këto momente është vetë Romela Begaj”, u shpreh Zef Kovaçi, trajner i peshëngritjes.

Po çfarë i shtyn sportistët të pretendojnë në rezultate të rreme, të ndihmuar nga substanca të ndaluara?

“Një nga arsyet kryesore për përdorimin e dopingut është trajtimi jashtëzakonisht i dobët që i bëhet sportistëve. Ato gjithë ditën marrin në telefon: A kaloi trajtimi i muajit tetor, i muajit shtator. Trajtimi ushqimor i tyre është vetëm 450 mijë lekë. Një pjesë e tyre janë familjarë imagjinoni dot se çfarë mund të bëjë ai me aq lekë ku vetëm për vitaminat e lejuara nuk i dalin. Anti-dopingu jonë që unë nuk e di kush është. Na vijnë lloj-lloj mësuesësh fiskulture që janë anti-doping”, tha ai.

Për fat të keq interesi i fëmijëve për sportin e peshëngritjes është minimal.

“Kemi hequr normat i ka hequr kjo federatë me qëllimin për të rritur masivitetin, por nuk mund të rritet kështu. Ne nuk kemi me as sasi, as cilësi”, shprehet Zef Kovaçi.

Në fund, Kovaçi tregon hapur fiktivitetin e funksionimit të deritanishëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes që po çon në zhdukjen e këtij sporti.

“Në zgjedhjet që u bën përpara një viti ishin 25-26 klube. Më pas kur u bë kampionati ishin vetëm 17 sportist, mua s’më del as llogaria me i pjestu se nga këta 17 sportist 8 ishin vetëm të Tiranës. Edhe sot më thanë që kanë dalë në protestë, ata vërtetë janë të peshëngritjes, por më vjen shumë keq se kanë nga 20 vite që janë larguar nga ky sport dhe bëjnë të gjithë si profesionistë”, thekson ai.

Share This Article
2 Comments
  • Nuk eshte kjo,nuk jane arsyet ekonomike qe shtyjne sportistet te dopingohen.Eshte INKRIMINIMI I pESHENGRITJES nga persona te basifondeve te krimit dhe kontrabandes,qe u premtojne peshengritesve parajsen e titujve boterore.Ne Shqiperi nuk vepron si busull orientuese ligji,rregulli,rregullorja,pooor PRECEDENTI.Filan rekord bote perdori doping ne tre olimpiada dhe nuk u kap.Ky lloj dopingu eshte perdorur nga kinezet dhe nuk jane kapur kurre.Disa nga sportistet e dopinguar shqiptare jane bij bisnesmenesh,nuk duan t`ja dine per lemoshat trajtimin ushqimin e federates,megjithate jane dopinguar.
    Shqiptari edhe pabuks,edhe pasanik te jete,kerkon te beje guf,te ngrifet si gjel deti,edhe kur kapacitetet e tij fizike,teknike dhe intelektuale jane te limituara.Shume mire jua the traineri Hektor Shaqiri:-Romela Begaj mun te mjaftohej me nje medalje bronxi brenda mundesive te veta,por vajti ne hale dhe u dopingua se donte arin me cdo kusht.Shko bej shurren vertikales.
    Per mendimin tim u dogj nje brez i tere peshengritesish te rinj te talentuar,qe e filluan karieren qe femije.Keta rane ne duar kriminelesh qe ju treguan rrugen e Pinokut,Qytetin e Mrekullive,qe arrihet kollaj me doping,ne vend qe ti tregonin vetem rrugen e djerses,,.edhe sikur 99% e peshengritesve te botes te dopingohen dhe te mos kapen.

  • Fatkkeqeisht edhe ketu ndihet era e keqe e peshengritesit tone te talentuar Ilir Meta dhe mekembesit te tij te ne krye te kesaj federate Elez Gjozaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *