Lëvizja Socialiste për Integrim në një deklaratë për mediat është shprehur se klasa politike duhet ti japë mbështetje paketës së propozuar një ditë më parë nga Guvernatori Ardian Fullani.
“Paketa duhet të mbështetet me çdo kusht. U bëjmë thirrje të gjitha partive përfshirë ato parlamentare kryesisht të cilat duhet të lënë mënjanë axhendën e ditës dhe të merren me këtë pjesë. Bëhet fjalë për një ndryshim në Kodin e Procedurës Civile dhe së dyti një projektligj për procedurat tatimore dhe ne nxisim qeverinë ta sjellë këtë projektligj në parlament që ti japim vëmendjen maksimale kësaj çështjeje. Është situatë që provokohet nga të dhëna statistikore delikate”, u shpreh Ylli Manjani.
Sipas tij, të gjitha institucionet e shtetit duhet të jenë në lartësinë e duhur. Ai tha se është koha të dëgjohen institucionet e pavarura dhe të mos neglizhohen kërkesat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. “
Nxisim Bankën e Shqipërisë të ushtrojë edhe më fort se deri më sot kompetencat mbikqyrëse ndaj bankave të nivelit të dytë që të përmirësohet dhe çlirohet sistemi bankar nga mbetje të sistemit aktual të ngrirjes së kolateraleve”, nënvizoi ai
Po mor Z. Manjani e Meta duhet mbeshtetur Fullani, se ai te shpetoi nga burgu me gruan e vet dhe ti e zgjodhe si Guvernator ne shperblim. Ky Fullani kudo qe shkon e ndjekin e kredite e keqija. Dikur e coi ne faliment Banken Italo-Shqiptare se i jepte kredi gjithe deputeteve dhe tani po con ne faliment sistemin bankar shqiptar. Mjere ne ne c’duar kemi rene! Ky deri tani na ka thene qe kemi sistem bankar te shendetshem dhe gjithcka eshte ne kontroll. Plus qe s’jemi prekur fare nga kriza fale masave te shkelqyera te marra nga Bode dhe Fullani. Tani qe i plasi bomba ne dore kerkon ndryshime urgjente se qenkan statistikat delikate dhe te merrkemi masa anti-krize! Sikur mbikqyrja e Banke qendrore te kishte kryer detyren e saj sic duhej s’do kishim patur fare nevoje per keto masa deshperuese tani.
po per pjesen qe e ka paguar kestet dite me dite,teper te korrekt si do te procedohet.
mos duhet te heqin dore dhe kjo pjese nga pagesa e kesteve qe te perfitojne nga amnistia??
kush me thot