Kriza ekonomike, Putin anulon pushimet e festave për ministrat

Dita

Presidenti rus, Vladimir Putin ka anulluar pushimet e Vitit të Ri për ministrat e kabinetit qeveritar për shkak të krizës ekonomike që ka përfshrië vendin. Punonjësit në Rusi marrin pushimet normalisht prej datës 1 deri në 12 janar.

Por, Putin thotë se Qeveria nuk mund të përballojë që ministrat të marrin pushime gjatë kësaj kohe. Ekonomia ruse, e goditur rëndë nga cmimet e ulëta të naftës dhe sanksionet e Perëndimit për shkak të krizës në Ukrainë, duket se do të hyjë në recesion vitin e ardhshëm, për të parën herë në gjashtë vitet e fundit.

Rubla tashmë ka pothuajse gjysmën e vlerës që ka pasur. “Jemi të shqetësuar, jo të frikësuar se pensionet tona nuk do të jenë të mjaftueshme për të blerë ato që na nevojiten”, thotë një pensioniste ruse, Anna Nikitina.

Një tjetër banor, Alexander, shton: “Nuk e shoh të arsyeshme përse të na kapë paniku apotë shqetësohemi, kemi gjithë ushqimin që na duhet dhe do të pushojmë deri në fund të sezonit të festave”.

Mes rritjes masive të çmimeve, Putin i ka kërkuar agjencive qeveritare të ngrijnë çmimin e vodkës, për shkak se rusët mund t’i drejtojnë sytë nga pijet e pakontrolluara në treg, të cilat janë shpesh shkak vdekjesh. Vodka është pija alkoolike më popullore në Rusi, sidomos në sezonin e festave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *