Do të ndodhë “hataja” në shtator në rast se nuk bëhet reforma numër 2! Kështu foli jo Zarathustra por dora vetë Lulzim Basha. Nuk di nëse ky ka dijeni për ndonjë “tornado” a “tërmet” natyror në shtator, po sa për krizë mos të merakoset. Nuk surprizon njeri. Njerëzisht mendoj se së paku, këtij personi e shumë të tjerëve si ky duhet t’u vijë turp kur përmendin kriza. A nuk ishte në pushtet për 8 vite? Çfarë bëri për të shmangur dekadencën e gjyqësorit? A nuk është ai në krizë? Pastaj unë nuk e kuptoj se me ç’argumente do shkojë Luli në zgjedhje, përveç baltës së hedhur pa masë e ogureve të zeza? Edhe vetë kali i betejës së kohëve të fundit, kanabisi i famshëm, do ta ndalë turrin. Po më vonë cili kalë do mbartë në kurriz partine e doktor Berihait? Them se një gomar do t’i bënte më shumë punë fushatës së “fitorjes” mjekut të oborrit. Profeti.
