Kriza godet Rusinë, radhë të gjata varfërie

Saimir Lleshi

Një kishë e bardhë dhe e vogël në Moskë që mund të të humbasë kollaj nga sytë, ashtu e fshehur mes fasadave të qelqta dhe godinave shumëkatëshe, pak hapa larg nga rruga e famshme e blerjes Tverskaya. Para portës së kishës presin më shumë 100 vetë për një pjatë gjellë.

Shumë janë të pastrehë, të veshur me pallto të zbërdhylta, fytyra të lodhura, disa tërheqin në një karrocë të gjithë pasurinë që kanë. Është ftohtë në Moskë: Termometri shënon minus 15 gradë.

Njëri nga të varfrit që presin e ka emrin Ilja. I veshur me një xhaketë të kuqe, kapuç të zi, aty tek mesi i të 50-ve. “Nuk kam rrugë tjetër, veç të vij këtu. Për fat ka iniciativa të tilla që na japin ushqim”, thotë Ilja. Ilja bën pjesë tek një shtresë e re nevojtarësh, ata që janë goditur nga kriza aktuale ekonomike.

Ekonomia ruse është goditur dukshëm nga kriza: Çmimi në rënie i naftës është helm për financat ruse, pasi buxheti i vendit varet dukshëm nga eksportet e lëndëve të para: kështu nafta dhe gazi janë burimet kryesore të të ardhurave për arkat ruse. Sanksionet tregtare të perëndimit dhe kundërpërgjigjja e Moskës me sanksione vetëm se e keqësojnë më tej gjendjen.

Së fundmi ministri rus i Financave, Anton Siluanov bëri të ditur shkurtimet buxhetore në vlerë 10%. Vërtet presidenti Putin ka deklaruar disa herë se kriza ekonomike ka marrë fund, por sipas një sondazhi aktual më shumë se gjysma e rusëve pret keqësimin e gjendjes.

Inflacioni është rritur, kursi i këmbimit të dollarit dhe euros i pafavorshëm. Por problem më të madh përbën rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë. Zyra Ruse e Statistikave bën të ditur se ka një rritje prej 13% të çmimeve të artikujve kryesorë krahasuar me fundvitin 2014.

Produkte si konservat e peshkut, sallatorë turshi apo majoneza janë shtrenjtar me 30%. Edhe automjetet dhe pushimet jashtë janë bërë më rusët më të shtrenjta. /Dita/

Share This Article
7 Comments
  • Po çi keni këto artikuj, se latë nam!? Këto janë propagandë që t’i hajë katundari Amerikan, këto nuk janë për Europën. Mos nxirrni më nga këto budallallëqe se u fëlliqët. E keni idenë ju se çfarë është Moska? Nuk është Moska shembull për tu nxjerrë nëpër artikuj. Kriza godet ndonjë fshat andej matanë Uraleve, por deri andej nuk shkojnë këta gazetarët Amerikanë se është larg.
    Moska ka 15 milionë banorë. Po ti numërosh të gjithë ata që rrinë rrugëve me kohë të plotë, me krizë pa krizë, rrezik bëhen më shumë se ç’ka Tirana banorë.

  • edi kjo eshte reale zotni .mos shiko shkelqimin e moskes kete e kane edhe kryeqytetet ne afrike .shiko se sa fitohet nga nje qytetar i thjeshte ,sa pare ka ne accaunt kjo eshte e verteta jo nje kafe qe pi ti apo tre expresso ne dite qe bejne 3 dollare .e di ti qe amerikani me i humbur harxhon ne nje bar duke pire ne nje nate aq sa merr ti rrogen mujore ne call center?get a fuck out of here you mthfck… er.

  • Edi ? Kini te drejte,- na ngopin me propagande te njeaneshme !? Nqs do te mesosh te verteten kushti me elementar eshte ti degjosh te dyja palet. Neve na japin ne shume raste vetem cfare shkruajne gazetaret e perendimit dhe jo ate cfare thone per fenomenin te dyja palet .Kjo nuk eshte e drejte dhe nuk quhet objektivitet dhe as realizem ? Nderime !

    • Shume e drejte ajo qe thoni ju z.Pellumb. Duhen degjuar te dy krahet .Pse ka vajtur deri ne Moske ky amerikani per te gjetur 100 lypes.Kaq ka vetem ne vorrezat e Sharres por ky nuk shkruan per keta sepse ka hall te demaskoje Putinin jo aleat Edvinin .Respekte !

      • Shume e drejte ajo qe thoni ju z.Pellumb. Duhen degjuar te dy krahet .Pse ka vajtur deri ne Moske ky amerikani per te gjetur 100 lypes.Kaq ka vetem ne vorrezat e Sharres por ky nuk shkruan per keta sepse ka hall te demaskoje Putinin jo aleat Edvinin .Respekte !

  • Rusia ne krize? Ha ha ha, lajm i dale nga furrat e Merkelit! Ne Rusi ka te varfer si kudo ne bote, por ruset kane nje pasuri qe ne Gjermani nuk e kane : Jane zot shtepie e Sovrane! Jo si gjermanet e Merkelit qe po i vjen bythziu e po i perdhunon grate naten e Vitit te Ri! Kush eshte ne krize, pra rusi apo gjermani?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *