Kriza ekonomike e tri viteve të fundit ka rritur ndjeshëm kequshqyerjen në Shqipëri. Një studim i kryer nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, tregon se në familjet shqiptare janë hequr nga lista e ushqimeve që konsumohen përditë produkte si mishi, frutat dhe perimet. Sipas të dhënave të mbledhura në gjashtë qytete: Tiranën (rrethinat), Kukës, Has, Tropojë, Shkodër, Pukë dhe Malësi të Madhe, ulja e buxhetit familjar ka shkaktuar edhe shkurtimin e shpenzimeve për produktet e mësipërme, duke i bërë të arritshme vetëm në raste festash. Të anketuarit pohojnë se në menynë e tyre javore, mishi i viçit është zëvendësuar me atë të pulës; frutat, perimet dhe ëmbëlsirat janë hequr nga lista e ushqimeve. Tashmë në kuzhinat e shqiptarëve gjenden produktet e domosdoshme si vaji për gatim, sheqeri, buka, qumështi, patatja dhe fasulja, duke i bërë ushqimet e tjera luks, që rrallëherë shijohet. Pamundësia për të blerë dhe konsumuar mishin, frutat dhe perimet pritet të ketë efektet negative sidomos në shëndetin e fëmijëve, të cilët janë kategoria që preket më shumë nga kequshqyerja.
Nje pyetje kisha une, qumeshti qe ndodhet tani ne kuzhinat e shqiptareve mos eshte Fast dhe Primalat me afltatoksine? Nqs po, mire eshte qe edhe qumeshtin ta hiqni nga lista se ne vend ti ushqeje shqiptaret e varfer i çon ata drejt ne Tufine se ne Sharre thone s’ka me vende.
Nje pyetje kisha une, qumeshti qe ndodhet tani ne kuzhinat e shqiptareve mos eshte Fast dhe Primalat me aflatoksine? Nqs po, mire eshte qe edhe qumeshtin ta hiqni nga lista se ne vend ti ushqeje shqiptaret e varfer i çon ata drejt ne Tufine se ne Sharre thone s’ka me vende.
Cdo fjale eshte e vertete. Ne vetem per festa hame mire. Kur shqiptareve u mungon buka,imagjino te tjerat. Nese do te na quanin ndrysh do ishim “nje pakice e varfer” e nje shteti te huaj.