Kriza ekonomike që ka vënë me shpatulla pas murit Greqinë dy vitet e fundit ka pllakosur edhe sektorin e kulturës në këtë vend. Problemet financiare nuk kanë kursyer as librarinë historike të Athinës “Vivliopoleio tis Estias”, duke çuar në mbylljen e saj pas 128 vitesh. Libraria e madhe e kryeqytetit grek është hapur në vitin 1885 nga gazetari Giorgios Kasdonis, i cili u transferua nga Bukureshti në Athinë. Po atë vit, shtëpia botuese Estia hodhi në treg librin e parë të saj.
Paralajmerimi i mbylljes se librarise “Estia’ ishte dhene para krizes greke per dy aresye :
E para: Filloi shitja ne mase ‘autostop’ (metode amerikane e viteve 70-80) e cila e con librin prane bleresit, ne shtepi, ne makine, rrugeve e kudo.
E dyta: Shume shtepi botuese bejne reklama ne ‘shop-tv’ shoqeruar dhe me recensione te shkurtera, me oferta deri blerje me keste dhe postime te shpejta ne adresen e kerkuar.
Mbase mund te jete edhe ‘Amazon’…
Dhe tek ne do te ndodh qe drejt asaj rruge te shkojne dhe ato librari me gishta qe kemi , kur shikon qe autor librash te njohur e te panjohur ne cantat e medha qe mbajne ne dore kane libra te tyre dhe perpiqen tua shesin te njohurve…