Kriza, Mustafaj: Shpresoj që s’do jenë zgjedhjet si në ‘85

Bora Basholli

Diplomati dhe politikani i njohur Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 thotë se kriza në politikën shqiptare sa vjen e thellohet dhe se palët gjithnjë e më shumë ndahen kur vjen puna për të dialoguar.

Ai parashikoi si opsionin më të mundshëm mungesën e opozitës në zgjedhjet vendore, duke e kthyer pas Shqipërinë, në vitin 1985.

Ka krizë të thellë që nga momenti kur opozita nuk është në institucione. Shihni lulëzimin e krimit, vrasje si këto javë ndodhnin vetëm në ‘97. Si e refuzon ai kryeministër mundësinë për të gjetur zgjidhje? Opozita duhet të ketë një platformë të qartë jo të thotë të ikë Rama e të krijohet qeveri tranzitore. Mungojnë kushtet për dialog, tek opozita e kritikoj mundësinë e përjashtimit të dialogut. Është dialoguar me Ramiz Alinë në ‘91, me Sali Berishën në ’97. Krizat e mëdha në demokraci doemos të çojnë tek dialogu. Refuzimi i dialogut nga të dyja palët nuk është normale”, tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm tha ndër të tjera se sheh pozitivisht mundësinë që Presidenti i vendit, Ilir Meta të negociojë krizën politik, ndërsa të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe ndërkombëtarët tha ai.

Meta dhe ndërkombëtarët mund të jenë të dy negociues. Më në dinjitetin e shqiptarëve do të ishte Presidenti si negociator. Por kjo vjen kur ka vullnet për dialog, ne këtu kemi një mungesë vullneti nga kryeministri së pari”,- vijoi Mustafaj.

Sa për kryeministrin, Mustafaj tha se: “Edi Rama është komplet jashtë realitetit. mënyra si arsyeton, sillet dhe vepron e tregojnë se jeton në atë tullumbacen e tij krejtësisht jashtë realitetit”.

Sipas Mustafajt, nëse do të ishte i bindur që i fitonte zgjedhjet, Rama nuk do kishte hezituar të hynte në zgjedhje të parakohshme.

Unë do të thosha se ai nuk është aspak i bindur se i fiton më zgjedhjet, përndryshe do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve. Një politikan pragmatist siç ai vetëquhet do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve pa më të voglin hezitim”, shtoi Mustafaj.

Ashtu siç situata paraqitet, për Mustafajn nuk është çudi që vendi të kthehet 35 vite pas. “Shpresoj që s’do jenë zgjedhjet si në ‘85 si para 35 vitesh…por s’kemi shumë shpresë, sepse edhe PS duket gjithnjë më e bindur të shkojë e vetme në zgjedhje”.

 

b.b/dita

 

Share This Article
8 Comments
  • Habitem me ju Dita..A mund te flas me menchuri nje TROPOJAN?Menchurise se TROPOJES ja ka vene vulen Sali Berisha

  • Besniku mburrej gjithandej,kur binte fjala per Saliun…cfardo te thone keq per te,une do jem ne krah te tij. Por tropojanet “hane njeri tjetrin”,mbas shuplakes ne sy te njerzve,ne korridoret ePD,qe Berisha i dha “marksistit” te Nexhmies,po flet si”filozof”.Race egersirash!

  • Do ti besoja Mustafes te cilin e quani diplomat,nese ky nuk do ishte i njianshem.Por,ky ka marre titullin “diplomat” sepse u emrue minister i jashtem ne qeverine Berisha.Nji diplomat ma te dobet nuk ka pasur diplomacia shqiptare ne keto 30 vjet tranzicion.
    Kjo shifet ashiqare kur edhe keshillon ne kete artikull qe nuk ndryshon aspak nga kerkesat e opozitarve qe na u neveriten me protestat e tyre bajate.Diplomat qe nuk don me kuptue qe opozita kerkon pushtet ne tavoline.Ndersa Rama i ka premtue opozites:
    Nese fitoni nji bashki ma teper se PS do kalojme direkt ne zgjedhje te parakoheshme parlamentare.
    Deklarata e Ramos tregon guxim dhe diplomaci.Uredheroni futuni fushates zgjedhore per pushtetin lokal.

  • Mustafaj. Manjani, .. c’a i keni keta surogato , nga i gjeni mor aman..
    Keta s’i degjon as gruaja , jo me populli

  • Ky ka qene diplomat e minister, siç ka qene edhe Pali Miska anetar byroje e minister … as me shume e as me pak!

  • dipllomati dhe shkrimyari tropojan shkruan per Ramen ai nuk është aspak i bindur se i fiton më zgjedhjet, përndryshe do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve llogjik shpellari ,besoj se ka rrjellur i shkreti

  • O “Diplomat” prej Tropoje(respekt per tropojanet me dinjitet,qe shikojne punen e tyre)Thua qe Rama nuk eshte i bindur qe fiton ,prandaj nuk pranon zgjedhje te parakohshme.Ne demokraci shkohet ne zgjedhje te parakoheshme kur ka krize parlamentare(ska me shumice ne parlament,qe mbeshtet qeverine),ose nje pakenaqesi mbare popullore.Ne kete rast nuk kemi as njeren ,as tjetren.Opozita ben rolin e vet te kerkoje zgjedhje te parakohshme,se nuk humbet gje,por pozita humb ne radhe te pare besimin qe i ka dhene populli,sepse zhgenjen ate pjese te elektoratit gri,qe ka votuar si te keqe me te vogel.Nuk flas per militantet,se ata i ka gjithmone me vete.Sepse shihet si dorezim ndaj presionit te opozites.Sa per mbeshtetje ka ne popull ta dha formulen,fitoni nje bashki me shume ne zgjedhjet qe vijne.Por ju e dini ,qe nuk fitoni,prandaj kerkoni,qe te merzisni popullin me zgjedhje,me shprese qe mund te fitoni ne tavoline.Dorezimi i Rames,ndaj presionit te opozites eshte vetvrasje,dhe tradheti ndaj besimit qe i ka dhene elektorati.Sa per ato pergjime ,gjoja vjedhje apo blerje,vetem populli e di kush jane flamurtaret e tyre,prandaj boll me broçkulla se nuk i ha njeri.Por nuk eshte halli i zgjedhjeve,eshte halli i Reformes ne Drejtesi qe eshte ne hapin e fundit,qe i tremben pjesa me e madhe e udheheqjes se opozites(nuk perjashtoj dhe nga shumica)Me kete krize kerkojne te bllokojne Reformen,duke trembur ata qe do te zgjidhen,ose kerkojne ndonje kompromis,qe nuk do te preken nga Reforma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *