Kancelarja gjermane, Angela Merkel është përfshirë në bisedime emergjente për të penguar ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer të japë dorëheqjen për refuzimin e kthimit të emigrantët në kufirin gjerman.
Dorëheqja e Seehofer mund të sjellë fundin e një aleance konservatore të vjetër midis CSU-së së tij bavareze dhe CDU-së së Merkelit, duke humbur shumicën parlamentare.
Seehofer kërkon:
… të fillojë largimi i atyre migrantëve në kufirin gjerman, të cilët kanë regjistruar ose dorëzuar një ofertë azili në një vend tjetër të Bashkimit Europian.
… të hapë gjashtë qendra pritjeje për emigrantët pranë kufirit të Gjermanisë ku azilkërkuesit të mbahen derisa aplikimet e tyre të përpunohen. Aplikuesit e suksesshëm do të rishpërndaheshin në të gjithë Gjermaninë, ndërsa ata të pasuksesshmit do të deportohen përsëri në vendet e tyre të origjinës.
Merkel ofron:
… politikat e BE-së, që ranë dakord në një samit të javës së kaluar që përfshin sigurimin e kufijve të jashtëm të bllokut, mbajtjen e emigrantëve në qendra të kontrolluara, të organizuara nga vendet e BE-së mbi baza vullnetare, ndërkohë që ofertat e tyre për azil janë në përpunim e sipër.
… që të merret me Greqinë dhe Spanjën për të kthyer emigrantët që janë regjistruar më parë atje.
… që të dërgojë policinë gjermane për të ndihmuar në forcimin e kufirit të jashtëm të BE në Bullgari deri në fund të gushtit, në mënyrë që të zvogëlohet numri i migrantëve që vijnë përmes zonës jo Schengen.
a.s/dita
