Policia në Bjellorusi arrestoi fituesen e Çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, mbi një çështje penale kundër këshillit të ri të opozitës.
Sipas mediave të huaja, këshilli i themeluar nga liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, u ngrit pas zgjedhjeve të diskutueshme në fillim të këtij muaji.
Alexievich e cila është fituese e Çmimit Nobel në Letërsi është po ashtu anëtare e këtij këshilli.
Masa vjen pasi më shumë se 100 mijë njerëz në Bjellorusi dolën kundër presidentit Aleksandër Lukashenko, i cili akuzohet për manipulimin të rezultatit të zgjedhjeve të cilat u mbajtën më 9 gusht.
Përveç shkrimtares edhe dy figura të tjera të opozitës u arrestuan të hënën.
Bëhet fjalë për Olga Kovalkova dhe për Sergei Dylevsky.
j.l./ dita

Pune e madhe Ne te gjithe jemi te arrestuar,ne te gjitha kuptimet.Kontroll kur del nga shpia,pergjim celularit,pergjim telefonit fiks,pergjim per cdo gje bejme.Pra cdo gje eshte censure,Jo nga qeveria,por nga mjetet e informimit masiv e celulareve inteligjente qe te marrin shpirtin.Tutto sotto controllo
Vë bast ka provokuar vetë arrestimin, punë sorrosistësh