Sami Repishti, një ndër veprimtarët e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe ish-i dënuar politik, i tha për Zërin e Amerikës se kriza e politike në Shqipëri ka natyrë artificiale.
Repishti u shpreh gjithashtu se dhunës i duhet thënë jo, sepse ajo nuk ka vend në një shoqëri të qytetëruar. Sipas tij data e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit mund të ishte shtyrë. Me zotin Repishti bisedoi kolegu ynë Ilir Ikonomi:
Zëri i Amerikës: Dr. Repishti, si erdhi Shqipëria në këtë udhëkryq?
“Kjo krizë ka karakter artificial. Për mendimin tim është rezultat i konfrontimeve të vazhdueshme ndërpartiake në betejën e tyre për pushtet. Në filozofinë politike shqiptare, pushtet do të thotë pushtet absolut, nuk ka gjë tjetër. Atëherë cila është dilema? Partia Socialiste është trashëgimtare e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe kërkon pushtetin që e humbi në vitin 1990. Partia Demokratike, që është viktimë e Partisë së Punës të Shqipërisë, kërkon pushtetin që i takon si kundërshtarë të komunizmit. Ky problem do të ishte zgjidhur me kohë, me zgjedhje të lira, por kjo nuk ngjau. Zgjedhjet u akuzuan si të vjedhura, vendi u zhyt në arbitraritet, në korrupsion, parlamenti u kthye në agjenci të ekzekutivit, gjykatat u korruptuan. Sot kemi Gjykatën Kushtetuese vetëm me një anëtar, kur duhet të ishin 11“.
Shumë njerëz janë të hutuar, nuk e dinë se si do të jetë e ardhmja, të tjerë e shohin zgjidhjen te dhuna. Çfarë mesazhi keni ju për këta njerëz?
“Me thënë të drejtën edhe unë jam i hutuar. Nuk e kuptoj pse po krijohen këto situata. Por e para gjë që kam për të thënë është: Jo dhunë. Unë kam shumë frikë nga dhuna. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri të qytetëruar. Pikë!”
Zoti Repishti, ç’mendoni për qëndrimet dhe komentet e ndërkombëtarëve lidhur me këtë krizë?
“Janë shumë me rëndësi. Dhe kjo është një e metë e madhe që po përsëritet në Shqipëri. Është krijuar mentaliteti në kohën e komunizmit se ne nuk kemi nevojë për botën e jashtme se ne i bëjmë të gjitha. S’është e vërtetë! Përsa i përket ndërhyrjes së tashme të qeverisë amerikane, unë me keqardhje them, por nuk e aprovoj. Nuk besoj se është çështja aq e thjeshtë sa të merret një vendim që të mbahen votimet më 30 qershor sepse kështu ka thënë Kryeministri. Kërkesa për ndryshimin e datës së votimeve që ka bërë Presidenti i Republikës, për mendimin tim është logjike dhe nuk do t’i kushtonte asgjë Partisë Socialiste sikur ta ndryshonte këtë datë”.
b.b/dita

“[Liberals] cannot simply dictate anything to anyone just like they have been attempting to do over the recent decades,” he said. Mr Putin branded Chancellor Angela Merkel’s decision to admit more than 1m refugees to Germany, mainly from war-ravaged Syria, as a “cardinal mistake”.
Repishti se kupton akoma qe shqupi dhe leshelia nuk duan zgjedhje. Ky as qe e di realitetin politik shqiptar. E perse duhen bere intervista te tilla pa kuptim. Ky se kupton qe ka nje Kushtetute qe duhet respektuar dhe nuk eshte aq e thjeshte cfare deklaron Repishti. Data 30 Qershor nuk eshte e KM Rama por e vendosur nga Presidenti sipas Kushtetutes dhe nuk duhet ndryshuar sepse te dy partite PD dhe LSI deklaruan qe nuk shkojne ne zgjedhje pa u shkarkuar KM qe eshte zgjedhur nga populli shqiptar ne 2017-en. Me zgjedhje te certifikuara nga nderkombetaret si me te mirat ne Shqiperi. Skenaret e PD-se me blerje vota dhe pergjime te paligjeshme nuk pine uje po nuk pati nje vendim gjykate dhe denime fajtoresh. Jane te gjitha muhabete kafenesh.
Repishti ben mire te pije kafe me pleqte e lagjes ose te shetise me vocrraket e tij,ndersa per politike nuk ka me takat,aq me teper kur kritikon administraten e SHBA-ve!
Kriza eshte vetem ne kokat e lidereve politike ne luften per pushtet dhe per t’i shpetuar drejtesise!
Une mendoj, Zoti Repishti, se kriza e sotme eshte rezultat i shkaterrimit te struktures demokratike te Kushtetutes se Shqiperise nga nderhyrjet e kompromisit te 21 Prillit 2008, midis kreut te PD, Sali Berisha dhe kreut te PS, Edi Rama. Per mendimin tim, Kushtetuts e Re e Shqiperise duhet te hartohet sipas Kushtetutes se SHBA-se. Dhe jo vetem ne Shqiperi, por urgjentisht ne te gjitha shtetet e Amerikes Latine, ndryshe SHBA do te shkaterrohet nga dyndjet latine, sic u shkaterrua Perandoria Romake nga dyndjet barbare te Europes Lindore, Azis dhe Afrikes. Me respekt per moshen dhe kontributin tuaj demokratik.
Z.Repishti.
Cdo shtet ka kushtetuten dhe ban jeten me ligje dhe institucione te pa varuna.
Nuk asht fjala si ne tregun fshatar te diskutosh mbi shtyrjen e dates se nuk bahet kjameti.Ligji nuk lejon shtyrejne dates.Cdo sipermarrje per ndryshim date bie ndesh me ligjin e kushtetutes.Ne mbeshtetje te mos ndryshimt dites se votimit ndihmojne dhe jane dakort e te prere ne vendim si Amerika dhe BE.
Kriza asht ne ekstrenm artificiale.Asht krize e opozites me ne krye PD qe e ka dashurin ne ngritjen e popullit kunder qeverise me rrevolucion per te marre pushtetin dhe qellimi strategjike te luftohet drejtesia te mos funksionoje e pa varun por ti sherbej sic i ka sherbye Sali Berishes grupit te SHQUP-it dhe gjithe te djathteve.Te cilet e dijne qe me ngritjen e dy organizmave SPAK dhe BKH do ngjeshen ne burg shumica e ketyre opozitarve duke fillue me Berishen Meten dhe Bashen do humbin te gjitha pasurit qe i kane te perfituara mbi kurrizin e popullit pa mund dhe pa djerse.Kjo asht thelbi i protestave te opozitarve te djathet.
Z.Repishti te na falesh se qenke i pa informuar ne nivelin qe te takon ku duhet te ishe.Ke nji cike semundje ne krahasimin qe tregon ku te gjithe gabojne ne kete drejtim.
Iku koha,PS asht trashigimtare e PPSh e duan pushtetin e humbur ne vitin 1990.PD nuk ka asnji shkak te jete viktim e P.P.Sh. PD asht viktim e vetvetes ndaj kriza asht komplet artificiale.Ketu qendron thelbi dhe viktimizimi i vete PD.
Nuk dua te te fyej.Si patriot shkodrane po me kahje te kunderta te pluralizmes(une i majt,Ju ndoshta i djathate si i persekutuar).Por thirri mendjes te thellohesh ma ne brendesi te ceshtjes e te bindesh vertetesisht mbi viktimizimin e vete PD dhe krizes artificiale.
Pershendetje dhe te keni jete sa ma te gjate mbi kete bote kudo qe jetoni.
Repishti se kupton akoma qe shqupi dhe leshelia nuk duan zgjedhje. Ky as qe e di realitetin politik shqiptar. E perse duhen bere intervista te tilla pa kuptim. Ky se kupton qe ka nje Kushtetute qe duhet respektuar dhe nuk eshte aq e thjeshte cfare deklaron Repishti. Data 30 Qershor nuk eshte e KM Rama por e vendosur nga Presidenti sipas Kushtetutes dhe nuk duhet ndryshuar sepse te dy partite PD dhe LSI deklaruan qe nuk shkojne ne zgjedhje pa u shkarkuar KM qe eshte zgjedhur nga populli shqiptar ne 2017-en. Me zgjedhje te certifikuara nga nderkombetaret si me te mirat ne Shqiperi. Skenaret e PD-se me blerje vota dhe pergjime te paligjeshme nuk pine uje po nuk pati nje vendim gjykate dhe denime fajtoresh. Jane te gjitha muhabete kafenesh.
Të lumt Zotri Sami Repishti,shum kjart e keni sqarue 30 Qershorin .Ju dëshëroj shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë.
Po ky Repishti cfare do ne Amerike? Patriotet e vertete e japin mendjen dhe jeten per vatanin dhe ne vatan !?.Atehere meriton titullin: “Patriot Me Korespondence”.
Kriza partiake e PD+LSI eshte krijuar se ata nuk marrin vota.Populoli nuk i voton.Kaq.
Për të kuptuar se sa e njeh realitetin shqiptar zotria Relishti vini re përcaktimin e tij: PS–ja vijuese e PPSh-sê, PD-ja viktimë e PPSh-së. Dmth Sali Berisha e pasuesit e tij, hajdutëria ordinere e soj e sorollopi i tyre, që prej 30 vjetësh po e mbajnë ndezur zjarrin mbi Shqipërinë qenkan viktima. Përkundrazi, është Shqipëria e populli shqiptar vimtimë e atyre që Repishti i quan viktima të PPSh-së.