Kriza në Ukrainë, BE zgjeron listën e sanksioneve

redaktor

Në dritën e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe në mungesë të hapave drejt shtensionimit të situatës, Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së i mbledhur sot në Bruksel, ka zgjeruar kuadrin ligjor të masave shtrënguese në lidhje me situatën në Ukrainë.

Këshilli ka zgjeruar bazën ligjore për masat shtrënguese të BE-së në lidhje me veprimet, që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Ai ka shtuar gjithashtu mundësinë për shënjestrimin e personave të lidhur me veprimet dhe politikat, që minojnë stabilitetin ose sigurinë në Ukrainë, si edhe me pengimin e punës të organizatave ndërkombëtare në vend dhe subjekteve të lidhur me këto persona.

Këshilli i Punëve të Jashtme krijoi gjithashtu bazën ligjore për ngrirje të aseteve të subjekteve në Krime dhe në Sevastopol të cilat janë konfiskuar, ose subjekteve që kanë përfituar nga këto konfiskime.

Këshilli ka vendosur gjithashtu futjen e 13 personave të tjerë, në listën e ndalimit të udhëtimeve dhe ngrirjes së aseteve. Kjo e çon numrin e personave subjekte të sanksioneve të BE-së në lidhje me krizën në Ukrainë, në 61.

Në të njëjtën kohë, dy subjekte të konfiskuara në Krime dhe Sevastopol do të jenë objekt i ngrirjes së aseteve.

Tekstet ligjore me emrat  e personave të sanksionuar, pritet të botohen pasditen e sotme në fletoren zyrtare të BE-së.

Konkluzionet e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së janë fokusuar gjithashtu në tre akse kryesore: zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme presidenciale në Ukrainë më 25 Maj; zhvillimi i një dialogu politik mes palëve në vend në lidhje me çështjet më të rëndësishme siç janë reformat përkatëse, etj; mos tolerimi i akteve të dhunës dhe destabiltetit në vend që mund të çojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në vend.

 

Share This Article
3 Comments
  • eksportoni krizen papunesine dhe korupsionin qe keni ne BE dhe do te shikoni qe nuk ka sanksion me te mire.

  • Ky keshill qe drejtohet jo nga BE, por nga Amerika ben thirrje per mos tolerim te akteve te dhunes dhe te destabilizimit ne Ukraine. Po mire more agjente te CIA-s qeveria legjitime me cfare u rrezua ne Ukraine, apo kur kallashi sponsorizohet nga Amerika dhe BE quhen demokratike, ne raste te tjera kur e ben vete populli eshte terrorizem. Shkuat ne Ukraine per t’ja futur Rusise, por e hengret sa krahu i perthyer me gjithe bryl ne by… Ukrahina me ndihmen tuaj e ka marre rrugen e mutit, s’ka zot qe e shpeton, pervec shperberjes se saj qe sot eshte nje fakt real.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *