Ukraina, burim kritikash për administratën Obama

anazapta
Zhvillimet në Ukrainë kanë rindezur në Uashington debatin për politikën e jashtme të Presidentit Barak Obama dhe atë që shumë analistë e kanë cilësuar si naivitet i administratës aktuale lidhur me synimet dhe motivet e rivalëve të Amerikës.Duke sjellë si shembull luftën e përgjakshme në Siri, ambicjet bërthamore të Irakut dhe ndërhyrjen ruse në Ukrainë, ligjvënësit republikanë kanë kritikuar udhëheqjen e Presidentit Obama në arenën ndërkombëtare. Senatori Ted Cruz:

“Një shkak kritik për ndërhyrjen e Putinit ka qenë dobësia e Presidentit Obama. Politika e administratës ka çuar në ftohjen dhe braktisjen e miqve tanë”. 

Këto kritika i çon më tej Kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve Mike Rogers.

“Deri tani mendonim se ishte një shekull tjetër dhe administrata mendonte se nëse sillemi mirë, të tjerët do të sillen mirë me ne. Për fat të keq, Presidenti Putin dhe Federata Ruse nuk e shohin në këtë mënyrë botën”. 

Shtëpia e Bardhë i ka dëgjuar kritikat. Zëdhënësi Jay Carney:

“Ekziston një argument i pambështetur në fakte, pa baza të mirëfillta se Presidenti i Rusisë i ka ndërmarrë këto veprime si rezultat i veprimeve të Shteteve të Bashkuara. Mendoj se çdo historian, çdo individ që ka njohuri për Rusinë apo ish-Bashkimin Sovjetik, do ta hidhte poshtë këtë aludim, siç po bëj unë në këtë moment”. 

Presidenti Obama duhet të përqëndrohet tek situata konkrete në Ukrainë, shprehet analisti Michael O’Hanlon.

“Nuk mendoj se ai duhet të shqetësohet dhe nuk ma do mendja që ai shqetësohet nga këto kritika për të ashtu-quajturat dobësi në politikën e tij të jashtme. Kritikët do të provohet se e kanë gabim nga mënyra si reagon ai në Ukrainë. Por situata në Ukrainë është tepër kritike dhe mundësia për veprime të gabuara është shumë e lartë”.

Zoti O’Hanlon e cilëson reagimin e administratës si “relativisht të fortë,” por shton se duhen marrë masa edhe më të forta:

“Nëse Rusia do të ndërmerrte ndonjë sulm të hapur kundër Ukrainës, mendoj se duhet shqyrtuar mundësia e ndihmës për ushtrinë e Ukrainës me forma të ndryshme mbështetjeje”. 

Rusia thotë se veprimet e saj në Krime synojnë mbrojtjen e banorëve rusë nga ajo që Moska e ka cilësuar si një qeveri e paligjshme në Ukrainë.

 

Share This Article
10 Comments
  • Mos e kruani se nuke dihet cfare ndodhe? Pastaj nuk ka kthim prapa, lereni gjeneraten ruse dhe popujt e tjere te gjene zgjidhjen e tyre sepse bota po thuajse eshte e minuar nga armet berthamore…..shkendijat duken teper te rrezikeshme Obama po vepron me mencirn e tij.

  • qeveri e paligjshme eshte sepse e moren qeverine me forcen e dhunes,kete e di i math e i vogel,por edhe ju ruset me komanden e putinit nuk jeni te ligjshem ne nderhyrje ushtarake ne nje sovran te pavarur sic eshte ukrahina apo gjeorgjia,jo se amerikanet ishin te ligjshem kur pushtuan irakun,se kombet e bashkuar i thane JO pushtimit te irakut,kurse amerikane bashke me anglezet nuk e pyeten OKB por i shkelen ato ligjet sikur ishin ligje per ne hale,prandaj kur flisni per ligje pyesni njehere veten si veproni vete,dhe si ju duket kur rivalet veprojne po ne te njejten menyre si ju,nqs amerikanet edhe ruset do vepronin sipas ligjeve te shkruajtur neper letra dhe ne nje zbatim absolut,bota e sotme do ishte ne paqe dhe te pakten nja 1000 vjet perpara.

  • OBAMA KA RENE PRE E KESHILLTAREVE TE TIJ EGOISTE DHE PO SILLET ME UKRAINEN SI ME SIRINE DHE ME LHL-TE E ASADIT SI “DHURATE” PER SHQYPNINE.

    Kur i thane Presidentit me BUDALLA ne historine e SHBA-s Bush Xhunjorin qe te pergatitej sepse duhej te vizitonte se shpejti Afriken ai u pergjegj: “Ku gjendet ky shtet sepse nuk ja kam degjuar emerin?” Ne kete sens me te drejte edhe mund te bejme ca pyetje te piperosura me spec djeges:

    PSE KOHET E FUNDIT PRESIDENTET E SHBA PO ZGJIDHEN KAQ DEBILE?

    ne dallim nga koha e Presidenteve Famoze Uashington, Linkoln, me pas Presidenti i respektuar Uilson qe shpetoi edhe Shqypnine nga asgjesimi total ne vitin 1913 per te arritur tek Presidenti me i zgjedhur amerikan Ruzvelt qe shpetoi SHBA nga falimentimi dhe Evropen dhe Boten nga uria dhe papunesia pas Luftes se Dyte Boterore?

    Kjo eshte pyetja sot ne Bote sepse Presidenti i SHBA eshte nje figure me mjaft peshe ne Bote, jo si Bujari Nishani i Shqypnise dhe nje fjale e Presidentit amerikan mund te shpetoje ose te shkaterroje shume jete njerezish. sic ishte rasti i Sirise, kur nje fjale e Putinit permbysi planin e Obames per nderhyrje ne Siri dhe i beri sirianet te marrin nga syte kembet ne Bote per te shpetuar koken dhe familjet e tyre nga LHL-te dhe bombat e Asadit. Por sic ishte edhe rasti i Shqypnise kur nje fjale e Edvinit tone mburravec per pak sa nuk helmoi gjithe Vatanin me LHL-te po te Asadit kriminel.

    Prandaj Republikanet Amerikane kane te drejte te pyesin ne Senat:

    A ESHTE NE TEREZI OBAMA ME PIRUETAT QE PO LUAN PER UKRAINEN?

    • Ameriken e shpeton,vetem socializmi se drejt asaj po e con dollari,qe dita dites po humbet kredibilitetin ne bote!!

  • nga ky shkrim kuptohet fare qarte mentaliteti diktatorial i SHBA . a mund te quhet ky nje vend demokratik?

  • RUSIA I MBANTE UKRAHINASIT NEN TERRORR ME JANUKOVICIN, UA NDALOJI TE GJITHA.

    DO THONI JU, PO AI ERDHI ME ZGJEDHJE.

    ME ZGJEDHJE “E MBANTE PUSHTETIN” EDHE SHOKU ENVER, POR E PAME VETE SE KU NA CUAN ATO LLOJ ZGJEDHJESH.

    SIDOQOFTE NE UKRAHINE ESHTE VENDOSUR DATA E ZGJEDHJEVE TE LIRA DHE DEMOKRATIKE, KESHTU QE TE GJITHE RUSOFOBET SHQIPETARE TE RRINE TE QETE SE NUK I BIE NJERI ME QAFE “MAMASE” SE TYRE TE MADHE.

  • çfare Amerikani eshte Obama … aty duhet shpaja e Bushit …Irlandeset, ata jane per lufte
    dava amerikanesh te adoptuar.
    Raca Irlandeze …sa me lart !

  • Mendoj se në të ardhmen amerikanët do t’i kërkojnë presidentët në Shqipëri, ndofta ndonjërin nga komentuesit këtu lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *