Kriza nuk frenon importet nga BE

anazapta

Kriza ekonomike duke se i ka nxitur importuesit vendas që t’i afrojnë gjithnjë e më shumë tregjet ku blejnë mallrat e tyre.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë 7-muajve të parë të këtij viti është shënuar një rritje e peshës së importeve nga shtetet e Bashkimit Europian, në totalin e importeve.

Pesha e importeve nga vendet europiane u rrit në 65% gjatë këtij viti, nga 62.5% që ishte një vit më parë.

Ajo që bie në sy është në fakt rënia totale e importeve, por shumë e thellë ka qenë ajo e mallrave të importuara nga vendet jo-të BE-së.

Importet nga shtete jo-europiane u ulën me 11%.

Sipas importuesve, interesi për të kryer tregti me Europën është shtuar në kushtet e krizës, pasi çmimet atje janë ulur si pasojë e përpjekjeve të industrialistëve për të ruajtur shitjet. Një efekt pozitiv ka dhënë edhe zgjerimi i kompanive multinacionale në tregun vendas, kryesisht në sektorin e tregtisë me pakicë.

Gjatë janar-korrikut 2013 janë importuar rreth 283 miliardë lekë mallra dhe shërbime, me një rënie prej 5% kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *