Presidenti amerikan, Barack Obama, ka vazhduar komentet në lidhje me krizën në Ukrainë, duke thënë se ajo nuk paraqet fillimin e një Lufte të re të Ftohtë.
Ai ka thënë se kriza në Ukrainë, nënkupton vetëm se Rusia do të thellohet edhe më shumë ne izolim nëse nuk e ndryshon kursin e saj karshi kësaj çështjeje.
Obama i ka bërë komentet e tij pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen në Bruksel, ku po diskutohen edhe hapat e mundshëm për aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë.
