Historia mes Interit dhe Pablo Daniel Osvaldos po shkon drejt fundit. Marrëdhëniet mes palëve janë ngrirë deri në atë pikë sa lojtari mendon të denoncojë klubin që e ka lënë jashtë qendrës stërvitore të Pinettinas.
Osvaldo është pezulluar për një afat të pacaktuar nga të gjitha aktivitetet e klubit pasi gjatë ditëve të shkuara udhëtoi drejt Spanjës për të kaluar disa ditë pushime pa lejen e trajnerit.
Sipas mediave italiane, pas rikthimit nga Spanja, sulmuesit nuk iu lejua të hynte në “Appiano Gentile”.
Fraktura mes lojtarit dhe skuadrës është e qartë dhe tashmë rrugët që mund të ndiqen janë dy; zgjidhja konsensuale e kontratës ose hapja e një çështjeje gjyqësore nga ana e lojtarit italo-argjentinas.
E sigurt është se Osvaldon me fanellën e Interit nuk do ta shikojmë më, por kjo nuk do të thotë që djali plangprishës të mos qëndrojë në Serie A.
Dy alternativat e vetme për të ardhmen e sulmuesit janë Milan dhe Juventus ku bardhezinjtë mbeten në “pole position” pas largimit të Giovincos drejt Kanadasë.
Nga ana tjetër, Adriano Galliani e i pëlqen cilësitë e ish sulmuesit të kombëtares, por duhet të parakalojë konkurrencën e “Zonjës së Vjetër” ku Osvaldo u aktivizua në pjesën e dytë të sezonit të shkuar në formë huazimi.

Cfar do thot “divorci” o gazetar