Kriza politike, Fyle sërish në Shkup

anazapta

Dy javë pas vizitës së paparalajmëruar në Shkup, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, do të vizitojë sërish Maqedoninë.

Sipas agjencisë së lajmeve INA,  zyrtari i lartë i BE-së do të mbërrijë në Shkup në 19 shkurt, ku do të përpiqet sërish për uljen e tensioneve midis partive më të mëdha maqedonase të pushtetit dhe të opozitës.

Gjatë vizitës në Maqedoni, ai do të shoqërohet nga drejtori i Drejtorisë të Përgjithshme për Zgjerimin e BE-së, Stefano Sanino.

Në takimet me kreun e shtetit pritet të shqyrtohen edhe njëherë përgatitjet për Raportin e pranverës të Komisionit Evropian për Maqedoninë.

Përpos Fyles, në periudhën e ardhshme Maqedoninë pritet ta vizitojë edhe raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit.

Javën e ardhshme Hovit, në takimet me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, do t’i këshillojë ata që të përqendrohen në procesin e integrimit evropian, duke lënë anash interesat e brendshme politike dhe partiake.  / INA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *