Kriza politike në Gjermani pjesë e krizës së BE

editor

Vasil Kureta

Në këto momente sytë dhe mëndja janë kthyer nga zhvillimet më të fundit politike në Gjermani, për cështjen se si do të zgjidhet kriza politike atje. Kuptohet që kjo është cështje e Gjermanisë, qytetarëve dhe klasës politike të saj, por kjo krizë dhe ecuria e saj afekton BE dhe ecurinë e projektit europian. Kjo është arsyeja pse ka sensibilitet të lartë dhe shqetësim real për fatin e kësaj krize.

Ka kohë që BE është në krizë egzistenciale, që vazhdon të japë goditjet e saj, me mikrokriza e kriza të tjera, shoqëruar me problematika të vështira, ku dhe kjo krizë politike gjermane është pjesë integrale e saj. Edhe pritej por dhe nuk pritej kjo krizë politke në Gjermani.

Nuk pritej se kishte pritshmëri për përgjegjshmëri të lartë të klasës politike gjermane ndaj zhvillimeve në vënd dhe në hapsirën e BE. Në një farë kuptimi pritej për faktin se, nga të gjitha vëndet e BE, Gjermania pagoi koston më të lartë komplekse në përballimin e armës reale kundër modelit të sistemit të vlerave, që u shfaq në formën e krizës së refugjatëve.

Përballimi i kësaj krize kërkonte kuptim, vizion , përgjigje e përgjegjshmëri europiane dhe metodë europiane përballimi. U konstatua se, disa vënde nuk donin të mereshin me këtë krizë përmes një zgjidhjeje të harmonizuar europiane. Ky pozicionim dëshmoi edhe problemet e qëndrimet ndaj vizionit europian e sistemit të vlerave nga disa klasa politike europiane, që sic u pa, ishin të ndikuara mjaft nga mentalitetet nacionaliste e sovraniste. Klasat politike të vëndeve antare të BE, nuk mund ti shmangeshin dot pyetjes, se si do të përballohej kjo krizë, kjo armë reale lufte ndaj BE dhe bazamentit të saj, sistemit të vlerave.

Në përgjigje të kësaj pyetje u konstatua qartë, sa ndikim e përhapje kishte marrë mentaliteti e mëndësia nacionaliste, tërheqja nga interesat e shtetit komb, sic tregoi dhe soliditetin e klasave të caktuara politike europiane ndaj sistemit të vlerave, që përbën bazamentin e modelit europian e të BE, të identitetit të BE. Është fakt domethënës që, Gjermania apo më saktë kancelarja Merkel, shfaqi njëherësh qartësi të plotë, marje të përgjegjeësive, vendosmëri sa i përket mbrojtjes së sistemit të vlerave, demokracisë liberale e modelit të ngritur mbi sistemin e vlerave dhe vizion konkret europian e civilizues në përballimin e kësaj krize të vështirë. BE dhe modeli i ngritur mbi sistemin e vlerave, ishte vënë kështu në një provë tepër të vështirë, të drejtpërdrejtë e komplekse. Është fakt që Gjermania vecanërisht, pa përjashtuar edhe Italinë e Francën etj, përballuan ngarkesën më të madhe, si sa i përket organizimit të veprimit konkret, por sidomos sa i përket një vizioni e metodologjie, që realisht mbështetej dhe mbronte sistemin e vlerave.

Koha tregoi se, jo të gjitha vëndet antare e kuptuan drejt përmbajtjen edhe rezikshmërinë e kësaj krize, se jo të gjithë treguan ndjeshmëri, kuptim të plotë e përgjegjshmëri adeguate. Disa vënde europiane nxorën nga sëndyqet e sirtarët e tyre, edhe për nevoja të luftës së brëndëshme politike për pushtet, flamurët e nacionalizmit, populizmit e euroskepticizmit, të kundërshtimit për tu bërë pjesë e zgjidhjes së kësaj krize të refugjatëve. Disa e kuptuan përballimin e krizës duke ndërtuar mure të lartë në kufijtë e tyre, apo thjesht si forcim policor e ushtarak i kufijve të tyre shtetrorë.

Gjermania dhe Merkel nuk treguan asnjë lëkundje në rrugën e përballimit të kësaj krize ,mbështetur fort te sistemi i vlerave, humanizmi, solidariteti, mbrojtja e jetës së njerëzve dhe këtu fillon dhe kostoja që mori përsipër. Kjo kosto ishte pasojë e provës konkrete të afrimit, përvehtësimit, ndjeshmërisë, përgjegjshmërisë të qytetarëve gjermanë ndaj sistemit të vlerave, por sidomos të klasës politike gjermane e partive përkatëse të tyre. Merkel dhe partia e saj fituan zgjedhjet elektorale, që dëshmuan mbështetjen e fortë të shumicës së ndjeshme të qytetarëve gjermanë për platformën Merkel, të ngritur mbi sistemin e vlerave. Edhe sondazhet e kryera në hapsirën e BE kanë dëshmuar mbështetjen e fuqishme të qytetarëve europianë të projektit europian, natyrisht me diferenca përkatëse në vënde të caktuara.

Ai rezultat zgjedhor në Gjermani dëshmoi gjithashtu, se sa një pjesë e qytetarëve gjermanë u kishin besuar platformave të partive politike nacionaliste, ekstremiste, utopiste apo që ndiqnin axhenda më larg sistemit të vlerave. Dhe kjo është demokracia, por që nuk mund të dihet, në se partia që vendosi të dalë nga koalicioni i mundëshëm qeverisës, ka marë vendim personal, apo ka dhe mbeështetjen e elektoratit që e votoi.

Historia dëshmon se popujt kanë instikt e ndjeshmëri të lartë ndaj qëndrueshmërsë, sigurisë dhe zhvillimi i sigurtë i vëndit të tyre dhe kjo i përjashton krizat e bllokimet qeverisëse. Në thelb zgjedhjet elektorale dhe kjo krizë politike, pas saj në Gjermani, është tregues i qartë i cilësisë së marëdhenies së qytetarëve gjermanë dhe klasës politike atje ndaj sistemit të vlerave. Sa i përket marëdhënies së qytetarëve europianë ndaj sistemit të vlerave , shfaqet dukuria se ka shumë hapsirë  koncepti „unë“ se sa „ne“,apo më shumë „ne“ se sa „ata“. Jo vetëm në Gjermani , ose më pak aty, por në gjithë hapsirën e BE egziston dukuria, që shfaqet në formën se, dobishmëritë e sistemit të vlerave janë vetëm për mua, për vëndin, kombin e popullin tonë, vetëm për hapsirën e BE.

Pra, ka mjaft vënd koncepti që duhet të përfitoj vetëm ose kryesisht unë. Kështu, mund të kuptohet më mirë kriza politike gjermane sot dhe kostua që paguan tashmë Merkel dmth që mbrojti sistemin e vlerave. Është vërtet trishtuese, por e vërtetë dhe shumë e rëndë për ardhmërinë e projektit europian. Megjithatë, nuk ka rugë tjetër efektive e të qëndrueshme për të kapërxyer këtë krizë politike, vecse duke mbrojtur me vendosmëri sistemin e vlerave e modelin e ngritur mbi të.

Bllokimi i krijimit të koalicionit qeverisës, apo kriza politike, është në kulmin e saj dhe e shkaktuar fatkeqësisht nga një parti, që nuk ka ndonjë peshë të madhe në elektorat dhe, ku, nisur nga përmbajtja e demokracisë, rezulton se shumica e qytetarëve në Gjermani mbështesin sistemin e vlerave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vëndit të tyre.

Për shumë analistë nuk kuptohet qartë qëndrimi bllokues i liberalit 38 vjecar Christian Lindner, në se niset nga interesa e koncepte individuale karieriste, apo ky qëndrim tregon papërgjegjshmëri të lartë; është ky qëndrim i mbështetur nga e gjithë partia apo vendim individual.Bllokimi i krijimit të koalicionit qeverisë është kontradikta ,që kërkon të zgjidhet vetëm duke u orientuar nga përgjegjshmëria e lartë e jo nga interesa të ngushta individuale apo partiake të ngushta.

Në se kjo përgjegjshmëri nuk do të funksionojë, vëndi do të shkojë në zgjedhje të reja. Dhe në se nuk do të gjëndet në vazhdim një zgjidhje kompromisi, atëhere fiton papërgjegjshmëria. Në se shkohet pashmangësisht në zgjedhje të reja, kjo është dëshmi se kriza politike në Gjermani është më serioze se duket, tregon për një problematikë serioze brënda klasës politike gjermane. Kjo dëshmon se janë në provë serioze sistemi politik dhe gjithë klasa politike. Kjo krizë dhe mënyra se si do të zgjidhet, do të ndjehet në gjithë hapsirën e BE. Është vërtet një krizë e panevojëshme, në vëndin jo të duhur dhe në kohën më të papërshtaëshme për ecurinë e Gjermanisë, për vetë krizën egzistenciale të BE dhe  për modelin perëndimor europian dhe ardhmërinë e projektit europian.

Është një krizë që favorizon interesa gjeostrategjike e imperiale në hapsirën europiane. Natyrisht, të shkosh në zgjedhje elektorale është normalitet e rrugë  demokratike, është rrugë efektive për zgjidhjen e krizave politike, por tashmë dëmi është bërë. Kjo krizë politike dhe sidomos rezultati që do të mundesohet, në se shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, është i një rëndësie të vecantë, për të siguruar stabilitetin politik, sa më parë të jetë e mundur. Në thelb kjo krizë politike, cilado qoftë mënyra e zgjidhjes së saj, është kosto e rëndë politike e morale për Gjermaninë, për vëndin e rolin e saj në BE e përtej kontinentit, për ecurinë e krizës egzistenciale të BE dhe ardhmërinë e projektit europian.

Share This Article
1 Comment
  • Ik o Vasil se s’merr vesh nga politika ti. Kur komenton ti na vjen ne mend imazhi i Qirjako kermes dhe Marjana buollices qe na degjenerojne prezantimin e vendit. Ti Vasillaqis ke jo pak faj qe, duke e ditur se sa liliput je, na futesh e nga s’na futesh per te promovuar nje rrace tjeter liliputesh qimendyshkur, trucierre, veremseze e zhgarravine e infektuar me nepotizem si puna e Qirjos tend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *