Shqiptarët konsumojnë përditë e më pak. Sipas INSTAT-it, konsumi ka shënuar rënie. Statistikat tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit 2012, konsumi i energjisë ka rënë me 23 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2011.
Gjithashtu, rënie është shënuar edhe në blerjen e karburanteve, ku shifrat kanë rënë me 13 për qind. Një situatë e tillë paraqitet edhe në tregtinë e automjeteve. Në krahasim me fundvitin 2011, në Shqipëri janë importuar 40 për qind më pak autovetura.
Situata e vështirë ekonomike ka bërë që shumë qytetarë t’u drejtohen kursimeve. Në dhjetor të 2012-s rezulton se janë tërhequr nga bankat në Shqipëri rreth 50 milionë euro.