Kriza ekonomike dhe ulja e konsumit nuk i ka frenuar shqiptarët që të konsumojnë më shumë kafe. të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave konfirmojnë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti janë importuar rreth 3700 ton kafe me një rritje prej 3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është edhe niveli më i lartë i importit të kafes së shënuar në katër vitet e fundit. Sipas importuesve, megjithë krizën dhe uljen e shpenzimeve të shqiptarëve për argëtim, konsumi i kafes ka pësuar një tjetër rrjedhë – njofton revista Monitor.
Në kushtet kur kafja është me çmim ende të lirë dhe është kthyer thuajse në një ‘lëng’ të domosdoshëm për vendasit, konsumi i saj po rritet në këtë periudhë të vështirë ekonomike. Kjo shkon në të njëjtën linjë me rritjen e numrit të bareve, sidomos në kryeqytet. Edhe në periudhën në vazhdim, operatorët parashikojnë se konsumi i kafes do të mbetet e i lartë, sidomos në muajt e ftohtë, ku konsumatorët shtyhen drejt pijeve të ngrohta, kryesisht me përmbajtje kafetine. Shqipëria është shquar vitet e fundit për consume të larta të kafesë.

Po kafja është me e lira nëpër lokale.hap
eshte shtrenguar dogana konsumimi eshte i njejit po eshte ul vjedhia thuaj