Krizë kontratash me portierët, edhe Courtois refuzon Chelsean

Gazeta Dita

Pas refuzimit të bujshëm të Donnarummës për rinovimin me Milanin, një tjetër portier cilësor në futbollin europian refuzoi të gëlltiste atë çfarë i dha klubi i tij për ta mbajtur.

Thibaut Courtois nuk pranoi të Òrmoste rinovimin me Chelsean duke kërkuar kushte të reja Ònanciare, në një kohë që interesi i Realit të Madridit për gardianin belg është shtuar ndjeshëm. Aktualisht, “blutë” e Londrës e paguajnë plot 100 mijë euro në javë futbollistin e kombëtares së Belgjikës, por përmes agjentëve të tij, lojtari ka kërkuar të paktën dyÒshin.

Akordi i ri duhet të Òrmoset përpara nisjes së sezonit në gusht, me staÒn teknik që kërkon të mos e lëshojë Courtois në merkaton e kësaj vere. Në një vals të vërtetë të portave këtë verë, Reali kërkon diçka më shumë se Keylor Navas mes dy shtyllave, ndërsa fokusi i kampionëve të Europës është te De Gea dhe Courtois.

Situata për këtë të fundit lehtësohet disi nga dy vitet në kontratën e mbetura, ndërsa pritet që si përforcim për Chelsean të jetë dhe zëvendësuesi Willy Caballero, që do të prezantohet këtë muaj në një transfertë falas nga Manchester City.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *