Në Mbretërinë e Bashkuar respiratorët nuk mjaftojnë për të gjithë, e në Londër, trajtim intensiv po i jepet vetëm pacientëve që kanë shanse mbijetese. Numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend u rrit me 209 vetë në 24 orë, duke e cuar bilancin total në 1.228. Rastet e prekura janë mbi 19.500.
Makineritë e përdorura për t`i ofruar pacientëve frymëmarrje artificiale janë duke u kufizuar në baza mjekësore, jo për shkak të mungesës së kapacitetit, thanë për mediat britanike burime nga NHS, sistemi vendas i shëndtesisë.
“Sa më shumë mësojmë për sëmundjen, aq më të kujdesshëm jemi me trajtimin intensive. Me këtë sëmundje, intubimi mund të kërkojë javë, dhe me një përdorim kaq të gjatë, duhet të kesh bindjen që personi do të bëhet më mirë. Shtyrja e vdekjes së tyre me dy apo tre javë nuk është mirë as për ata vetë, dhe as për shoqërinë”, citohet të kenë thënë të njëjtat burime.
Ata theksuan megjithatë se kjo po nuk po bëhet për çështje kapaciteti, pasi kanë respiratorë mjaftueshëm e shpejt, mund të shtohen dhe të tjera. Vdekjet kanë qenë nga moshat 39 deri në 105 vjeç. Të gjithë ata me përjashtim të katër personave, kishin probleme të tjera shëndetësore.
o.j/dita

Thone per Gjermanine qe po e shpeton ftohtesia. Ne te vertete po e shpeton kontrolli i rrepte shendetesor qe u ben azillanteve qe pranon ne vend. Sa per te ftohte, jane ne dukje, sepse i vizitojne rregullisht , madje edhe gjysherit.
Persa i perket Anglise, kjo asnjehere nuk ka ushtruar kontrolle shendetesore mbi azilantet qe i hyjne ne territor. Le te vijne nga Afrika me TBC, ebola, etj., asnje kontroll nuk kryhet. Pasi skedohen si azilante lihen te lire te perzihen me tufen anglo-saksone.