Kroaci, ish-modelja e Playboy do të kandidojë për presidente

Ornela

“Rinia po largohet, numri i lindjeve sa vjen e bie. Nuk mund të rri duarkryq teksa vendit tim i ndodhin gjëra kaq të këqija. Politika është dashuria ime e dytë. KaM vendosur të kandidoj për presidente,” shkroi ajo në faqen e Instagramit.

Ava Karabatic, një ish modele e Playboy, TV realitY dhe artiste nga Kroacia ka vendosur të kandidojë për presidente.  Ajo thotë se ka një platformë të gjerë që synon të kapë votën e të rinjve.

Pjesë e kësaj platforme janë rritja e eksporteve dhe ulja e importeve, shtimi i vendeve të punës për të rinjtë, hyrja në zonën Shengen dhe ndalimi i abortit pasi embrioni është gjashtë javësh.

Po ashtu, ajo do të legalizojë marijuanën dhe prostitucionin që punonjëset e seksit të jenë të sigurta dhe të paguajnë taksa.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *