Në Kroaci është zgjedhur për të parën herë një femër në postin e Presidentes së këtij vendi.
Përfaqësuesja e opozitës në Kroaci, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka fituar me epërsi të vogël ndaj rivalit të saj, Ivo Josipoviç, i cili mbante postin e Presidentit të Kroacisë.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën dje, Grabar-Kitarovi ka marrë më tepër vota se rivali i saj, gjithsej 21 mijë vota.
Ajo ishte Ministre e Jashtme dhe Ambasadore e Kroacisë në Uashignton.
