Kroacia “avokate” e Shqipërisë: Mbështesim integrimin në BE

Bora Basholli

Sesionin i radhës i APKiE,  po zhvillon punimet në Strasburg nga 8-12 prill.

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë pranë APKiE, i përbërë nga Ervin Bushati, në cilësinë e kryetarit dhe anëtaret, Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka po marrin pjesë.

Gjatë punimeve të sesionit, ky delegacion zhvilloi një takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme kroate, Marija Pejčinovic Burič, njëkohësisht njëra nga dy kandidaturat zyrtare për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Në takim u shquan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm dypalësh dhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe.

Anëtarët e delegacionit shqiptar, prezantuan arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe të reformave të integrimit, përcaktuar nga Këshilli Evropian, dhe kërkuan mbështetjen e Kroacisë për çeljen e negociatave në qershor 2019.

Integrimi në BE është fokusi ynë kryesor!

Reforma jonë në Drejtësi është kurora e reformave tona si mazhorancë, dhe shumë e inspiruar nga rastet më të suksesshme si Kroacia: kampione në luftën kundër Korrupsionit në Evropë”.

Ministrja e Jashtme e Kroacisë Burič, përgëzoi delegacionin për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE, mbi të gjitha duke vlerësuar në mënyrë të veçantë Reformën në Drejtësi dhe u shpreh se Kroacia do vijonte të mbështeste Shqipërinë pasi besonte se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor ishte në BE.

“Reforma në Drejtësi, legjislacioni i ri dhe sidomos ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë janë më të thellat dhe efikaset në Evropë, edhe më radikale apo më të mëdha se ato në Kroaci”.

Kroacia është mbështetëse kryesore, sot por dhe në Qershor 2019, e procesit të Integrimit për Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në familjen e Bashkimit Evropian. Angazhimi me BE i Ballkanit Perëndimor është prioritet!

Zëvendës Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Jashtme kroate i prezantoi delegacionit platformën e saj si kandidate për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, duke kërkuar mbështetjen e delegacionit shqiptar në këtë garë.

Votimi për Sekretar të Përgjithshëm të KiE do të jetë gjatë sesionit të qershorit të APKiE.

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Me pare thoshit Italia avokate tani po thoni Kroacia avokate.Boll o plehra me keto lloj shprehjesh se na flliqet si komb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *