Kroacia do të nisë në vitin 2016 ndërtimin e urës së shumë pritur që do të bashkojë dy pjesë të vendit.
Ura që do të ndërtohet në Detin Adriatik do të lidhë ishullin Peljesac me pjesën tjetër të Kroacisë.
Ideja për urën 2.5 km të gjatë është hedhur që në vitet 1990.
Kryeministri, Zoran Milanoviç thotë se ura do të sigurojë transport të sigurt të njerëzve dhe të mallrave.
Mbi të gjitha kjo do të mundësojë që kushdo që dëshiron të shkojë në Dubrovnik të mos kalojë më parë në një shtet tjetër.
Aktualisht kroatët për të shkuar në këtë qytet u duhet të kalojnë 14 km në territorin e Bosnjës.
Qeveria kroate thotë se ura do të ketë një kosto prej 380 milionë euro.
https://www.youtube.com/watch?v=PKR7I6TEsug

Edhe Ne do ndertojme nje ure te gjate 12 km. per te shkuar ne Sazan.
Do ndertojme Uren Majko qe lidh shqiperin me spanjen !