Kroacia ka sekuestruar anijen siriane “Seascaner” që u largua pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument nga Porti i Durrësit një javë më parë.
Anija është e bllokuar në portin e Rijekës, ndërsa me vendim të gjykatës pronarit i janë bllokuar edhe 195 mijë euro si garanci deri në përfundim të procesit të hetimit, të cilat ekzekutohen nëse anija do të largohet si në portin e Durrësit.
Pas bllokimit në datë 10 korrik dhe sekuestrimit sot, veprimet e autoriteteve portuale kroate i janë përcjellë kapitanerisë së Durrësit, pasi ishte kjo e fundit që bëri kërkesë që anija të bllokohet.
Anija, që aktualisht ndodhet në portin e Rijekës, akuzohet se ka shkelur kodin ndërkombëtar detar. Për të zgjidhur çështjen do të bëhet gjyqi në arbitrazhin detar.
Përpos çështjes së largimit pa njoftim nga Durrësi, një tjetër problem që pritet të zgjidhet është ai mes kompanisë shqiptare që humbi mallin dhe anijes.
Anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones kishte sjellë më 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës.
o.j/dita

Atje ku ka shtet ka dhe sherbime.Ketu rivdekja ka lene victoria secret per parade mode.Ketu vetem shtet ska