Kroçera e parë turistike për këtë vit, zbarkon në Vlorë

Dita

Kroçera e parë për këtë vit me turistë gjermanë ka mbërritur ditën e shtunë në Vlorë.

Mbi 400 turistë gjermanë udhëtojnë në kroçerën “Berlin”, e cila ka mbërritur nga porti i Kotorrit në Mal të Zi.

Përveç qytetit të Vlorës në të cilën ato kanë zbarkuar, turistët e huaj kanë si destinacion pikën turistike të Llogarasë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë në Fier.

Pas shëtitjes së tyre në vendet e sipërpërmendura, udhëtimi i turistëve gjermanë do të vazhdojë për në Korfuz.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky eshte nje lajm i mire per Shqypnine qe duhet pershendetur, sepse kjo eshte rruga e gjate e vendit tone per t’u afruar me Evropen Perendimore qe duhej te kishte filluar shume kohe me pare,

    por:

    A ESHTE GADI SHQYPNIA PER TE PRITUR TURISTE PERENDIMORE KLASI?

    Une per vete them se eshte shume larg, pasi ka harxhuar fuqi financiare dhe njerezore ne kulcedra prej betoni duke rrahur ujet ne havan per vite me radhe nga injoranca totale ne drejtimin e shtetit

    dhe:

    NJE LUNGOMARE NUK MJAFTON.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *