Krokodilë, ngjala e vezë peshku…gjithçka e parë në doganën e Greqisë

Dita

Autoritetet doganore në Greqi krahas kapjes së 154 milionë cigareve kontrabandë, ka konfiskuar edhe krokodilë, ngjala, vezë të peshkut si dhe një Kuran të shekullit të XVIII.

Nga statistikat zyrtare të përcjella nga e përditshmja Kathimerini, zyrtarët e doganës kanë hasur 400 kilogramë ngjala europiane, të cilat u gjetën në një magazinë të kompanisë Koropi, në lindje të Attica-s, ndërkohë që punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës kapën edhe 160 kilogramë të tjera të së njëjtës specie.

Kurse punonjësit e doganës në Rhodes konfiskuan 5 krokodilë, të llojit kaimans. Ato u gjetën në një kontejner druri që vinte nga Holanda.

25 kilogramë vezë peshku që ishin nisur për në Turqi u kapën nga oficerët e Kipoi-t.

U zbuluan gjithashtu edhe 580 diamante dhe 58 pjesë të tjera bizhuterish të çmuara, që një pasagjer kishte futur kontrabandë nga Turqia.

Përsa i përket Kuranit me shkrim dore që i përkiste shekullit të XVIII-XIX, u gjend në bagazhin e një shqiptari nga oficerët në Kakavijë. Transportimi i këtij libri të shenjtë shikohet si shkelje e rregullave të mbrojtjes së sendeve antike.

Ndërkohë, në mesin e sendeve të gjetura bëjnë pjesë edhe enë kuzhine e të brendshme kontrabandë, të kapura në Pire.

Ndërsa në aeroportin e Athinës u gjetën 54,300 tableta me steroide të ndaluara, dhe në Selanik u konfiskuan plot 573,820 lodra.

Rritja e taksave për sendet e veçanta të konsumit ka bërë që edhe kafeja të futet kontrabandë.

Sa u përket parave të padeklaruara, zyrtarët grekë konfiskuan 8.2 milionë euro si dhe vendosën gjoba prej 2.8 milionë eurosh.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Si duket, Greqia paskamundési sé shpejti me ia kthyer kredité Gjernanisé nga piratéria e piratéve té huaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *