Nëntë persona janë arrestuar nga policia në Milano, sepse janë përfshirë në vrasjen e Pietro Mannisit, ish-të dënuarit 62-vjeçar të vrarë në natën mes 22 dhe 23 shkurtit. Italiani që ndryshe thirrej “Krokodili” është gjetur i vdekur në makinën e tij. Motivi ishte kontrasti për menaxhimin e kokainës me shumicë ndërmjet viktimës dhe A.Kurtulajt, shqiptarit 28 vjeç, i njohur për shitjet me shumicë e sheshin “San Giovanni”, në Milano. Ai është një nga katër të arrestuarit për vrasje së bashku me bashkëpatriotin B.Berkaj “Peppino”, 29 vjeç, italianin Ë.di Emilio, 38 vjeç dhe marokienin M.Chajar “Milo”, 28 vjeç, të gjithë me precedentë penalë. Sipas ngjarjes, së rindërtuar nga policia, pak para vrasjes Mannisi do të blinte kokainë në Aleksandri në vlerë prej 40.000 euro, pak a shumë një kilogram drogë dhe ai do të përpiqej t ia shiste vetëm “Milos”, i cili ishte për shumë vite një shpërndarës droge i nivelit të lartë, me një raund të 700 konsumatorëve të rregullt dhe 80-100 konsumatorëve në ditë. Ky i fundit, duke e ditur peshën e Kurtulajt në treg, nuk ka rënë dakord për të blerë drogën dhe i tregoi shqiptarit.
