Nga Viktor Malaj
Me rastin e festave të fundvitit, Presidenti i vendit z. Ilir Meta organizoi një pritje “bamirësie” në zyrat presidenciale. Për hir të parimeve demokratike dhe drejtësisë së pavarur, për hir të respektit për të drejtat e njeriut si dhe të zbatimit në praktikë të parimeve kushtetuese të të qenit simbol i unitetit kombëtar dhe garant i Kushtetutës lidhur me ndarjen e pushteteve, z. Meta priti z. Ervinj Salianji, një politikan i ri dhe shumë virtuoz.
Meqënëse z. Salianji përfaqson politikën tradicionale dhe atë moderne, moralin 30 vjeçar të politikës demokratike shqiptare dhe perspektivën e ndritur të kësaj elite politike, u akuzua dhe dënua para pak ditësh nga diktatura që sundon në Shqipëri prej 6 vjetësh, qysh atëherë kur partia e tij humbi padrejtësisht pushtetin politik nëpërmjet votimeve popullore.
Si student i Revolucionit të Madh të Dhjetorit 1990, z. Meta nuk mund ta pranojë ndëshkimin e ish-deputetit Salianji vetëm e vetëm pse ai, në përpjekje për ta përmbysur diktaturën me marifet, sajoi dhe vuri në veprim një akt politik aspak të dhunshëm, megjithëse të rremë, duke kontribuar ndjeshëm në krijimin dhe publikimin e aferës Babale.
Duke e vlerësuar vendimin e gjykatës së Tiranës të padrejtë dhe politik, z. President, përveç deputetit të dënuar me një vit burg, thirri në ceremoninë presidenciale edhe themeluesin e drejtësisë së kulluar dhe të pavarur, z. Sali Berisha, dishepullin dhe trashëgimtarin e denjë të tij dhe veprave demokratike berishiste, z. Lulzim Basha, intelektualin e shquar dhe të heshtur z. Petrit Vasili, Zonjën e Parë, Monika Kryemadhi dhe disa politikanë dhe analistë që luftojnë paprerë dhe pa kompromis kundër diktaturës së vendosur në Shqipëri në vitin 2013.
Z. Meta, me vendosmërinë e një dhjetoristi dhe pjekurinë e një berishisti, pohoi se, moralisht, politikisht dhe shpirtërisht, ishte në anën e z. Salianji pasi ai përfaqsonte shkallën më të lartë të integritetit moral dhe të sakrificës sublime për demokraci.
Ai e inkurajoi Salianjin të mos ndalej këtu por të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet procedurale në mbrojtje të të drejtave të tij të dhunuara nga diktatura aktuale, sepse në krye të kësaj diktature gjendet Edi Rama, i vetmi njeri që sot jeton dhe vepron në Shqipëri në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe parimet demokratike. Presidenti ripohoi se e njeh Kushtetutën dhe legjislacionin penal më mirë se kushdo tjetër në Shqipëri dhe, madje, shumë më mirë se Komisioni i Venecias.
Presidenti nuk mund të mos përmendte faktin se, jo më kot, e priti z. Salianji vetëm një orë pasi në zyrën e tij ishin betuar anëtarët e institucionit famëkeq SPAK. Duke buzëqeshur, Presidenti la të kuptohej se ata që betohen në zyrën e tij dhe para tij nuk mund të veprojnë në kundërshtim me vullnetin presidencial prandaj, theksoi ai, ti z. Salianji mos e humb besimin tek drejtësia sepse ai dhe zyra presidenciale do ta ndjekin çështjen Salianji me përparësi si një problem me rëndësi kombëtare. Madje, në fund të fjalës së tij, z. Meta i kërkoi ndjesë ish-deputetit progresist se e priti në zyrë pas dënimit në gjykatën e Shkallës së Parë kur duhej ta bënte këtë, të paktën, një ditë përpara siç pati vepruar i përndershmi Sali Berisha me rastin Meta në vitin 2011.
I frymëzuar nga fjalimi presidencial, e mori fjalën Ati i Drejtësisë shqiptare, z. Sali Berisha. Pasi vuri në dukje përpjekjet e tij vigane për krijimin e drejtësisë së pavarur dhe profesioniste, që niste me Kursin e Plepave dhe vazhdonte me dirigjimin e disa gjyqeve të rëndësishëm gjatë periudhës 1992-1996, Soloni i Drejtësisë Shqiptare e vuri theksin në pavarësinë e gjyqësorit dhe respektin për punonjësit e këtij sektori jetik për shtetin demokratik.
Në fund, ai shtoi: “Sot, Edvin Kristaq Mafia, nëpërmjet shërbëtorit të tij, anëtarit-gjykatës të bandës së Aldo Bares, kriminelit faqezi që nuk njeh ligj as moral përveç padronëve të tij, dënoi me një vit burg ish-deputetin Ervin Salianji… Dënimi i Ervin Salianjit nga Edvin Mafia, nëpërmjet gjykatësit famëzi, mafioz Gjermeni në një akt të pashembullt në Evropën e pasrënies së perdes së hekurt, në një proces mafioz, stalinist dëshmon shkatërrimin dhe nënshtrimin përfundimtar të drejtësisë prej tij dhe instalimin e narkoshtetit në Shqipëri”.
Ndërsa fliste, skuqej dhe mbulohej në djersë nga emocionet dhe kujtimet e së kaluarës, ngaqë ndjente dhimbje që po ia shkatërronin mundin dhe ndërtesën e drejtësisë së vërtetë që kishte ngritur dikur, atëherë kur dënohej kryetari i opozitës F. Nano, gazetarët e “Koha Jonë” etj. apo kur, me ndërhyrjet e tij të drejta dhe të paanshme, mbyllej gjykimi i pasardhësit të tij z. L.Basha i cili akuzohej për zhdukjen e 230 milion eurove vetëm në financimin e Rrugës Milot – Kukës.
Gjithashtu, i kujtoheshin urdhërat e ligjshëm që kishte dhënë për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës në vitin 2011, si dhe vajtja për darkë në shtëpinë e zv.Kryeministrit një ditë përpara se të jepej vendimi për akuzat për korrupsion. Nuk mund ta duronte padrejtësinë e sotme pasi ishte mësuar me të kundërtën e saj.
Fjala e z. Berisha i inkurajoi të gjithë individët e përkushtuar për drejtësi. Menjëherë pas tij e mori fjalën dishepulli dhe vazhduesi i veprës së tij, demokrati i pakompromis, z. Lulzim Basha.
Pasi e vuri theksin në faktin se ai vetë ishte një jurist i klasit më të lartë, i përgatitur në Holandë, dhe se në rastin e Salianjit nuk shihte asnjë provë për fajësim, aq më tepër që grackën kundër diktaturës dhe diktatorit e kishte ngritur Partia ndërsa Salianji ishte thjesht një luftëtar i paepur i kauzës për drejtësi, demokraci dhe pushtet, vazhdoi:
“Siç e tha edhe Ati ynë i gjithëdijshëm, krejt i ndershëm dhe i plotfuqishëm, z. Berisha, gjyqtari Artan Gjermeni, i cili dënoi sot pa prova Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi, është as më pak dhe as më shumë se një anëtar i bandës së Lushnjës. Të tillë, të korruptuar dhe banditë janë edhe prokurorët që hetuan dhe akuzuan ushtarët e kauzës tonë demokratike. Të tillë do të jenë dhe si të tillë do t’i shpallim të gjithë ata që do të cenojnë apo gjykojnë aktivistët tanë në të ardhmen. Sa i përket SPAK, PD e ka përsëritur se është pro këtij institucioni por ne do t’i konsiderojmë si vegla të diktaturës kreun dhe anëtarët e tij sa herë ta drejtojnë shënjestrën nga figurat e ndritura të PD-së. Tek ne nuk ka asnjë ligjshkelës, as të djeshëm dhe as të sotëm. Ne jemi elita morale e kombit, ndërsa kundërshtarët tanë politikë janë të gjithë të korruptuar dhe kriminelë. A na e ka mbyllur gojën dot ne Edi Rama me të korruptuarit dhe kriminelët e tij në polici, prokurori dhe gjyqësor? Jo! Dhe, nuk ka për t’ia dalë kurrë. Ne themi vetëm të vërtetën, ashtu siç e ka pohuar Presidenti ynë i nderuar z. Meta kur thoshte se unë them të vërtetën edhe kur më pyesin për orën. Ne jemi PD. Ne jemi sot Partia që gëzon besimin e shumicës dërmuese të shqiptarëve. PD do të jetë në krahun e çdo gazetari ashtu siç ka qenë në vitet ’90 kur u rrahën, sakatuan, burgosën e dënuan disa gazetarë antidemokratë dhe kur, me të drejtë, dogjëm edhe redaksinë e gazetës komuniste dhe subversive “Koha Jonë”. Ne kemi qenë dhe jemi në krahun e çdo qytetari që denoncon padrejtësitë, korrupsionin dhe lidhjet e Ramës me krimin e organizuar…”
Pastaj, në mbyllje, z. Basha i premtoi z. Salianji se në shkallët e tjera të gjyqësorit ai do të shpallet i pafajshëm ashtu si vetë Basha dikur me çështjen e përfolur padrejtësisht të korrupsionit në ndërtimin e Rrugës së Kombit. Nëse konstatojmë se gjyqtarët e Apelit do të jenë të korruptuar dhe vegla të diktaturës- e mbylli fjalën Basha- ne do të porositim avokatët tuaj ta shtyjnë çështjen penale deri në mbyllje për shkak të zgjatjeve procedurale, se praktika me çështjen time e udhëheq doktrinën juridike.
Zonja Kryemadhi tha se nuk ia lejonte etika të flasë gjatë meqë kishte folur edhe bashkëshorti i saj President, por vuri në dukje se ajo dhe Partia e tyre përkrahte pa asnjë rezervë të dënuarin politik për kallëzim të rremë, politikanin me perspektivë Ervin Salianji. Ajo shtoi se partia e saj i dilte në mbrojtje edhe të arratisurit politik Agron Tufa i cili, i përndjekur nga diktatura aktuale, u detyrua të ikë në Zvicër ku ka kërkuar azil politik.
Gjithë çështja është – theksoi ajo – se populli shqiptar duhet ta kuptojë se për të përmbysur diktaturën lejohet dhe ia vlen të bësh gjithçka, fyerje, shpifje, kanosje, goditje me çizme e gurë, molotov dhe kallashnikov sepse kjo bëhet për lirinë e një populli të shumëvuajtur. Prandaj ne, jemi sot me z. Tufa, i cili akuzohet nga komunistët për plagjiaturë dhe përvetësim të të ardhurave që rrjedhin nga grada shkencore e marrë në atë rrugë, ashtu siç kemi qenë dhe jemi shpirtërisht dhe moralisht me të gjithë bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë dhe spiunët e të huajve pas luftës, sepse ata luftonin kundër diktaturës. Për ironi – tha ajo- edhe sot anglo-amerikanët janë me komunistët dhe kundër nesh, por ne nuk trembemi dhe do të fitojmë sepse kemi me vete Rrumbullin, Pipeqin dhe Kallamin.
Me shumë emocion u prit fjala e znj. Rudina Hajdari e cila, pasi vuri në dukje se në vlerësimet e saj ndaj z. Salianji nisej nga motive ekstra-politike, tha:
“E kam ndjekur pak këtë dënim dhe më erdhi jashtëzakonisht shumë keq. E kontaktova direkt dhe i thashë që kjo, në fakt, ty z. Salianji të bën më të fortë dhe tregon që po bëhesh një politikan shumë i fortë (ashtu siç u bë dikur babai im i ndjerë Azem Hajdari kur iu shkoi në ndihmë në vitin 1991 disa banditëve që sulmuan postën e policisë së Kamzës në përpjekje për rrëzimin e diktaturës apo kur u dënua më vonë për goditje për shkak të detyrës dhe u përjashtua dy herë nga grupi parlamentar i PD-së). Jam e sigurt, vazhdoi ajo, se ke për të ecur përpara dhe s’ka për të të dëmtuar fare pasi në sistemin tonë demokratik që pati themeluar babai im dhe e vazhduan z. Berisha dhe do ta çojë më tej edhe i shumënderuari Basha, ata që shkelin ligjet e diktaturës dalin më të fortë dhe më të respektuar”.
Të pranishmit u prekën aq shumë nga e bija e Heroit të Demokracisë të vrarë për motive të dobëta saqë edhe intelektuali i shquar, i shumëshkolluari dhe i përndrituri, fjalëpaku dhe eruditi Petrit Vasili u frymëzua dhe kërkoi fjalën. Ai shprehu respektin dhe mbështetjen e pafund për Grupin Babale dhe pastaj vazhdoi:
“Kapaciteti im i lartë intelektual dhe parimet e mija etike nuk më lejojnë të flas shumë dhe as të fyej ndokënd por ti z. Salianji je i fituari sepse ti po lufton dhëmb për dhëmb me diktaturën më të egër, më të pashpirt, më të korruptuar në botë që drejtohet nga shkollëpaku, banditi, mafiozi, drogaxhiu, vrasësi, tradhëtari, antishqiptari, pederasti, krimineli, hajduti dhe kurvari Edi Rama. Ne jemi me ty dhe ti je me ne. Ne nuk pyesim për një frikacak me benevrekë, skizofren, i korruptuari, i pafytyri dhe injoranti ish-kushëriri im Edi Rama. Fitorja jonë është e sigurt pavarësisht mbështetjes që ai ka nga Grupi i Strukturuar Diplomatik. Të më falë z. President që po i huazoj përcaktimin e tij brilant si dhe znj. Kryemadhi që po i heq mundësinë ta përdorë këtë epitet pasi ajo gjithmonë shquhet për elokuencë dhe mprehtësi intelektuale…”.
Ndërsa të tjerët flisnin, vajtonin, lotonin dhe dihateshin nga mallëngjimi dhe keqardhja për viktimën e diktaturës, z. Salianji vetëm buzëqeshte dhe e lëvizte shikimin sa tek njëri tek tjetri në shenjë respekti dhe besimi.
Për ta mbyllur e mori fjalën edhe një herë z. President i cili iu bëri thirrje të pranishmëve dhe gjithë rinisë shqiptare të mblidheshin edhe një herë si në dhjetor 1990 kundër rikthimit të diktaturës dhe të luftonin pa kompromis pasi Dhjetoristët, përveç atj vetë, kishin dështuar në këto 30 vjet në varrosjen e diktaturës dhe krijimin e shtetit demokratit, e shtetit të së drejtës. O sot, o kurrë – thirri ai duke ngritur zërin dhe dorën e djathtë përpara lart.
Të gjithë të pranishmit shpërthyen në brohoritje duke thirrur: Parti-Salianj, Ramë mafiozi s’ka çna ban!!!
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

-Shiko jane shfaqur ca vigane te ligj – tregoi me gisht Don Kishoti i Mançes.
-C’vigane?- tha Sançoja. – Jane mullinj me ere.
-Shihet qe s’ke haber. – ia ktheu Don Kishoti. Ej frikacake, nje kalores i vetem po ju sulmon!
Thirri Dylqinjen, mbuloi kraharorin, uli shtijezen dhe e nguli ne pelhuren e mullirit me te aferm. Era e verviti, ia beri shtijezen cope-cope, dhe kale e kalores u rrokullisen tatepjete.
-O perendi – thirri Sançoja. – A nuk te thashe imzot? Keshtu lajthitin veç te marret.
-Hesht,- iu pergjigj Don Kishoti. – Frestoni i urte qe m’i rrembeu librat, i shnderroi viganet ne mullinj qe te me rrembente lavdine.
Hahaha. Jeni ju shoku Edver, pa jemi ne. Jeni ju kllounerit e cirkut pa krekoset krypinoku. Sidoqofte, edhe pederast, edhe kurvar sikur nuk shkon fare fare o Tore. E bere pak pis fjalorin andej nga fundi po sidoqofte per mua mbetet shkrimi me i forte te vitit. Gezuar e per shume vjet 2020 (edhe pse nuk e kemi haberin se kush je)
Te ishte vetem me Don Kishote e Sanco Panco do te ishte shume mire! Eshte nje ane! Po keta kane vjedhur na kane rrahur dhe vrare kane tradhetuar atdheun dhe shikoni cfare bejne akoma! Nuk eshte vetem te qeshesh me ngjarje tip Cervantes eshte fatkeqesi e madhe qe akoma keta kriminele jane jashte dhe minojne c’do gje te mire qe mund te ndodhe ne vend! Deri Kur?
Se pari o Viktori i Males, beri gje gabim ky Salianji qe i tregoi shqiptareve se ministri i tyre i brendeshem qe ligjeronte si kaposhi maje plehut kunder trafikut te droges kish vete vellacko Agronin e konvertu ne Geron te denu per trafik droge? Te ishte per ju “Viktoret” e QEVERISE as qe do ish marre vesht kurre kjo gje.
Se dyti “afera Babale” qe ju “Viktoret” e QEVERISE nuk e hiqni dot nga memorja, ju ben shume qesharake sepse Babalja real eshte nje peshkatar ne Vlore qe e njeh gjithe qyteti dhe jo Albert Vehbiu. Kupto pra Viktor se po vazhdon akoma te ster perserisesh nje budallallek duke e ditur mire se eshte i tille. Kjo te ben dhe ty budall.
Gezim mos u gezo para kohe. SHPIFESI MAFIOZ SALIANJI do ta kryeje denimin dite me dite!
Ketu do jemi, do shohim. Nese do tentohet denimi me burg i Salianjit per nje te vertete te plote si denimi i Geron Xhafajt vellackos Fatmirit per trafik droge, atehere ceshtja do dergohet ne Strasburg dhe atje Rama ka eksperiencen e Bekettit…
Gezim…. , ti behesh edhe me budall se budallet , duke dale ne mbrojtje te idjotesive . Si nuk kini fare turp xhanem ?! Sepse ka mjaft Gezimer , prandaj ka edhe skenariste fejtonesh te tipit babalist .Sa gazetare te nivelit te Viktor Malajt ka Shqiperia ?
Gezim i nxituar. Salianjin nuk e ka denuar Edi Rama, por drejtesia e demokracise euro-amerikane qe po hedh hapat e para ne Shqiperi.
PSE? Mos valle Geron Xhafaj nuk eshte vella i Fatmir Xhafajt? Mos valle nuk eshte ky Geron i denu per trafik droge jo ketu por ne Itali?
Mjaft or budallenj mbroni nje pushtet te dhjere kembe e koke qe kerkon te denoje ato qe i vene pasqyren ne surrat dhe i del i shtremberuar.
(sa per sahanlepires pushteti te ashtuquajtur gazetare si Viktori Shqiperia ka vertet, per fat te keq)
Viktor Malaj nuk mund te rrinte pa e lyer dhe njehere buken me balte per fund viti.
Kujt ju hap oreksi te lexoje per nje vemje si Salianji, pervec bajgave Ramiste?
Dhe kure flet dhe mireli per Penen e Viktor Malajt o zot merni malet
Bravo i nderuari Viktor kete artikull e ke qare
Te uron nga zemera gezuar 2020 dhe bjeru ketyre hijena e deri ne zhdukje
Ooo, prizem, ciu-ziu, zgalem, vater, nje shqipkar me emer, pa emer,,
Penen e Viktorit e ke ti ne goje, merru ti me te.
Une e kisha per turirin e Viktorit, qe e fut thelle ne batak.
Pune vemjesh
Po Fullanin kusarin përse nuk e mori ….në pritje.sekrete …bamirsie ?..,
Sa idiot i papare qe je
Ky Saljani ngjaka si zogu i Tiranes.
Bo bo gjithe ky shkrim per Salianjin. Po pse o Viktori i partise qy na qenka problemi me i mprehte per te hatxhuar gjithe kete kohe?
Po gjithe ai termet qe ra qe nxori zbuluar tere hipokrizine dhe hajduterine rilindjote nuk ta terhoqi vemendjen? Po qe Xhafaj eshte po aq bandit sa Tahorri nuk te ben pershtypje? Po qe mbeti i vdekur shoferi i tij ne rrethana ende te pasqaruara brenda ne garde nuk te beri pershtypje. Po mjaft ore me keto budallalleqe e kamikazerira partiake se po beheni qesharake perhere e me teper e nuk ju merr me askush seriozisht. A e shikon zotrote se si eshte katandisur Shqiperia e rilindur e ketij psikopatit qe edhe sot doli derdelliti si delirant jashte realitetit.
Besoj se me pritjen e Metes u harxhuan ato nje milion dollaret qe qeveria I kish lene qe ti hante qeni