Ekstradohen nga Italia dy shqiptarë, ishin në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe trafik droge

Arta Taja

Ekstradohen nga Italia drejt vendit tonë 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Milano, Itali drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Juljan Dama, 31 vjeç. Ndërsa nga Roma, është ekstraduar drejt vendit tonë shtetasi shqiptar G. D. (Z.), 43 vjeç.

Shtetasi Juljan Dama, 31 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal të vitit 2018 është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Apelit Durrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Juljan Dama, në vitin 2016, në bashkëpunim me persona të tjerë, në shtëpi të braktisura në zonën e Manzës, Durrës, ka përgatitur për shitje lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Pas kontrolleve në këto ambiente nga DVP Durrës janë sekuestruar rreth 302 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu shtetasi G. D. (Z.), 43 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 10.05.2019, shtetasi G. D., në bashkëpunim më 4 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i këtyre shtetasve nga Italia drejt vendit tonë.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *