Kruja mbetet “vatër e nxehtë”, konfirmohen 3 raste të reja me Covid-19

J L

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 edhe 3 raste të reja në rrethin e Krujës.

Burime bëjnë me dije se pas testimit të 39 personave  kanë rezultuar të infektuar 1 person në Fushë-Krujë dhe 2 të tjerë në Krujë.

Me 3 rastet e reja shkon në 122 numri i të prekurve në Krujë.

Fasoneritë në Krujë janë vatra të “nxehta” infeksioni, ku në to deri më tani janë infektuar dhjetëra persona. Aktualisht në disa fasoneri në Krujë ka nisur puna, por punonjësit duhet të respektojnë masat për COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë se pas testimit të 255 personave të dyshuar, janë konfirmuar me COVID-19 12 raste të reja.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se numri total i të infektuarve ka shkuar në 832 dhe se rastet e reja janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë. Harta është zgjeruar me 3 raste në Fier, 3 raste në Krujë, 3 raste në Kamëz, 2 raste në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.

Në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *