Policia evidentoi 5 raste në 12 parcela me kanabis sativa, në total 1880 rrënjë. U arrestuan Xhavit Kullaj, 69 vjeç, banues në fshatin Arameras, që kishte mbjellë në tokën e tij 650 rrënjë hashashi, Rexhep Kullaj, 57 vjeç, 700 bimë narkotike. Po në këtë fshat u zbulua një parcelë pa pronar, me 250 rrënjë kanabis dhe u ndalua Skënder Stafuka, 69 vjeç, kryeplak i fshatit Arameras, i cili kishte deklaruar më parë se nuk kishte drogë. Parcelat u zbuluan afër varrezave të fshatit. Edhe në grykëderdhjen e liqenit Bacungu, u gjetën të mbjella 8 parcela me 280 bimë narkotike.
