Krujë, arrestohet biznesmeni dhe dy inspektorë të OSHEE

redaktor

Një biznesmen dhe dy punonjës të OSHEE-së janë arrestuar në Krujë për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre.

Specialistët për krimet financiare në komisariatin e policisë së Krujës kanë arrestuar në flagrancë biznesmenin Muharrem Hoçja, 60 vjeç dhe dy punonjësit e OSHEE-së, Nikollç Laskadhe Gëzim Koleci, përkatësisht 57 dhe 38 vjeç.

Siç raporton Top Channel, dy punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Laska dhe Koleci, duke shpërdoruar detyrën kanë ndryshuar vulat në matësin e energjisë elektrike të biznesit në pronësi të shtetasit Hoçja, në Fushë-Krujë.

Pas arrestimit në flagrancë, hetimet e mëtejshme për tre të arrestuarit do të kryhen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Krujës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *