Krujë, asgjësohen mbi 3500 bimë narkotike

anazapta

Policia e Krujës ka asgjësuar sot 3541 bimë narkotike, ndërsa ka rënë në pranga poseduesi i tyre.

Në kuadër të operacionit “Shelqet 2015”, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Shaqir Krojt, banues në Krujë. Burime nga policia lokale bënë me dije se gjatë kontrolli të ushtruar në fshatin 55-vjeçarit u kap duke kultivuar hashash.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe 10 prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së këtij rrethi për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *