Rrufeja ka vrarë një të mitur në oborrin e banesës së tij. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në fshatin Dukagjin, Komuna Thumanë, Krujë kur 15-vjeçari me iniciale S.B, është goditur nga një rrufe teksa ndodhej në oborrin e banesës së tij. Familjarët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë djalit por nuk kanë mundur ta shpëtojnë atë. Policia e njoftuar për ngjarjen mori në pyetje familjarët e të miturit. Policia tha se 15-vjeçari po qëndronte poshtë një peme në momentin që u godit për vdekje nga një rrufe.