Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kapën dhe arrestuan në flagrancë pasditen e djeshme, një 47-vjeçar që në gjendje të dehur ka qëlluar me një armë zjarri automatik “Kallashnikov”, në brendësi të fshatit Larushk. I ndaluari është Ibrahim Çupi, banues në këtë fshat, kurse akuzat ndaj tij janë “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “prishje e qetësisë publike”. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e policisë arritën ta neutralizojnë dhe në banesë i gjetën në cilësinë e provës materiale edhe një qese me fishekë luftarakë.
