Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i kanë vënë zjarrin një makine të parkuar. Ngjarja ka ndodhur orët e vona të së enjtes në fshatin Tapizë të Krujës, në oborrin e banesës së A. M., 29 vjeç. Familjarët kanë dalë të alarmuar jashtë, ku kanë parë në flakë veturën tip “Benz”, me targa AA398IP, që u dogj pjesërisht. Policia nisi hetimet dhe në vendin e ngjarjes gjeti një bidon pjesërisht të djegur dhe me mbetje lënde vajore brenda tij. Në pyetje u mor 29-vjeçari për konfliktet që ka pasur dhe personat e dyshuar.
