Ditën e djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, vijuan kontrollin e territorit për evidentim rastesh kultivimi të bimëve narkotike. Në total u konstatuan tre raste me 7 parcela në fshatin Bruz, me 233 rrënjë bimë hashashi në fazën e pjekjes dhe me gjatësi rreth dy metra. Droga u konstatua në një tokë pa pronar dhe policia tha se filloi procedimi penal pa autorë, ndërsa asgjësoi hashashin dhe materialet ia kaloi prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme, me akuzën “kultivim i bimëve narkotike”.
