Krujë, maskat grabisin me armë 1,7 milionë lekë

anazapta

Një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së mërkurë në Tapizë të Krujës. F. B., 62 vjeç, denoncoi se persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armëve janë futur në banesë dhe kanë marrë shumën prej 1,7 milionë lekësh, si dhe një sasi bizhuterish e më pas janë larguar. Nga ndjekja në kohë me veprime intensive hetimore nga shërbimet e policisë u arrit të bëhet identifikimi i një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, për të cilin u bë shpallja në kërkim dhe po vijon puna për kapjen.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *