Krujë, nipi plagos dajën me automatik

anazapta

Nipi tenton të vrasë dajën. Ngjarja ka ndodhur sot në Nikël të Krujës, ku pas një konflikti të momentit, 20-vjeçari Timi Baroshima ka qëlluar me automatik në drejtim të dajës së tij V.K., 51 vjeç, duke e lënë të plagosur. Policia është vënë menjëherë në kërkim të autorit të ngjarjes, të cilin ka arritur ta vërë në pranga, pasi e ka gjetur të fshehur në fshatin Kurcaj. Atij i është sekuestruar edhe arma e zjarrit, një automatik model 56 dhe një krehër me 29 copë fishekë.  Mësohet se i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *