Krujë, një 32-vjeçar plagos me thikë të atin dhe vëllanë

anazapta

Krimi në familje godet sërish. Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti brenda familjes sot në Krujë. Ngjarja ndodhi në fshatin Kovaçe, ku një 32-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain dhe babain e tij, pas një konflikti për motive banale.

Policia e Krujës ka arrestuar agresorin Mirgen Emini, ndërsa dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se konflikti ka nisur pasi babai i ka kërkuar të birit të shkonte në punë, por 32-vjeçari ka kundërshtuar.  Në debat është përfshirë edhe djali më i vogël, 24 vjeç, i cili është goditur me thikë në kokë nga vëllai i tij i madh, ndërsa babai i djemve ka marrë plagë në duar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *